Unë nuk e shoh të ardhmen e NATO-s si një treg, por si një aleancë partnerësh të cilët punojnë së bashku për të zhvilluar teknologji, për të prodhuar pajisje ushtarake shumë efikase dhe për të demonstruar unitet. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev pas takimit të nivelit të lartë të vendeve anëtare në Bruksel. Udhëheqësit miratuan strategjinë e aleancës deri në vitin 2030.
Radev mirëpriti dy prej projekteve në “NATO 2030” për formimin e një organi civil-ushtarak për të stimuluar inovacionet në mbrojtje dhe për të krijuar një fond financiar për inovacionin. “Bullgaria duhet të punojë në mënyrë aktive në të gjitha drejtimet në mënyrë që industria, shkenca dhe të rinjtë tanë të ndjehen të plotëvlefshëm dhe të përfitojnë nga anëtarësimi në NATO”, tha ai.
Radev gjithashtu komentoi se pas vitit 2014 nuk ka pasur asnjë ndryshim në pozicionin e Aleancës ndaj Rusisë dhe se qëndrimi ndaj Kinës është shumë i vëmendshëm, sepse Pekini është një partner i rëndësishëm ekonomik për vendet anëtare.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..