Një ditë para afatit të fundit për aplikim për votim jashtë vendit – 15 qershor, u paraqitën më se 55 000. Nuk ka gjasa që deri në fund të ditës së sotme numri i tyre të arrijë 87 216 aq sa ishin në zgjedhjet e mëparshme parlamentare më 4 qershor. Sidoqoftë, sipas rregullave të reja për përcaktimin e vendvotimeve, gati dy herë më shumë vendvotime jashtë vendit pritet të hapen për votimin e parakohshëm të 11 korrikut - gati 800.
“Legjislacioni elektoral kishte nevojë për ndryshime të cilat të lehtësojnë votimin, por nuk duhet të mendohet se nga afro 1 milion bashkatdhetarë jashtë shtetit të cilët e kanë të drejtën e votimit, më shumë se 20-25 për qind do të votojnë” – komentoi në një intervistë për transmetimin “Atdheu jashtë kufirit” të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), politologu Tonço Kraevski.
Dimitër Ivanov është një bashkatdhetarë tanë i cili jeton në Zvicër që prej 20 vitesh. Për këtë periudhë numri i bullgarëve në këtë vend u rrit nga 5000 në 15 000. “Ne nuk jemi emigrantë klasikë. Ne jemi qytetarë modernë të lëvizshëm bullgarë, jetojmë në një kohë dinamike të komunikimit celular dhe komunikimit në distancë, gjë që e bën lidhjen tonë me Bullgarinë të pandashme”, thekson ai. “Meqenëse jetojmë në vende të rregulluara mirë, ne shohim zgjidhjet e problemeve në vendin tonë”- është përgjigjja e tij ndaj akuzave se bullgarët jashtë kanë një ide të gabuar të asaj që po ndodh në atdhe.
Pozita e tij aktive prej qytetari dhe interesi ndaj jetës politike tek ne Dimitër Ivanov shpreh duke marrë pjesë tashmë 15 vjet në organizimin e zgjedhjeve jashtë shtetit. Ai është koordinator global i rrjetit të vullnetarëve bullgarë për zgjedhjet.
“Pasi në zgjedhjet më 4 prill u hapën 464 seksione tani ata do të arrijnë gati 700-800. Aplikime për hapjen e seksioneve paraqiten deri më 15 qershor. Numri më i madh i seksioneve do të çojë në aktivitet më të lartë. Periudha në të cilën zhvillohen zgjedhjet është shumë e rëndësishme. Korriku është muaji aktiv i pushimeve kështu që disa nga bashkatdhetarët tanë do të jenë tashmë në Bullgari. Ne tashmë kemi vështirësi për të gjetur anëtarë të seksioneve nëpër botë. Pas vitit të epidemisë së Covid tashmë mund të udhëtohet me certifikata për sëmundje dhe për vaksinim. Kështu ndoshta një pjesë prej bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit do të zgjedhin të votojnë në Bullgari”, supozon Dimitër Ivanov.
Votimi i detyrueshëm me makinë gjithashtu është një pengesë në organizimin e zgjedhjeve jashtë shtetit.
“Komisioni Qendror Zgjedhor duhet të vendosë nëse me makinat e disponueshme të sigurohet votimi vetëm në Bullgari, dmth të mendohet për vendosjen e një makine të dytë në disa seksione ose të mbeten nga një, ndërsa me të tjerët të kërkohet mundësi për t’u mbuluar seksionet jashtë shtetit- komentoi në një intervistë për BNR “Horizont” eksperti i sistemeve zgjedhore Daniell Stefanov. – Në njërën situatë sigurojmë një ditë normal zgjedhor, ndërsa në tjetrën – shkelim Kodin Zgjedhor.”
Sidoqoftë, përkundër të gjitha vështirësive, asnjë metodë e votimit nuk duhet t'u pengojë votuesve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..