Studimi “Disbalancat demografike rajonale në Bullgari” parashikon që deri në vitin 2040 bullgarët do të jenë 5 - 5.2 milion njerëz. 1/4 e vendbanimeve do të shpopullohen. 37 për qind e fshatrave do të kenë deri në 20 banorë. 69 për qind e territorit të Bullgarisë do të jetë në kategorinë “shkretëtirë demografike”. Këtë e tha para BNR Doc. Nadezhda Ilieva nga Akademia Bullgare e Shkencave.
Ishuj të mbipopulluar do të jenë Sofja, zona urbane Plovdiv-Pazardzhik dhe akset e urbanizimit përreth qyteteve bregdetare Burgas dhe Varna. “Në dekadat e ardhshme, lufta do të jetë për popullsinë. Ata qytete që do të tërheqin popullsinë do të mbijetojnë”, shtoi Ilieva.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..