161 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 1.22 për qind e 13 200 mostrave të marra, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica janë infektuar në qytetin e Sofjes - 40. Pasuar nga Plovdiv me 20 dhe Stara Zagora me 10. Në rrethet e qyteteve Veliko Tarnovo, Vraca dhe Kjustendill janë të regjistruar nga 1 rast. Silistra është pa raste të reja.
Pacientët e regjistruar aktivë janë 11 751. Në spital u shtruan2097 pacientë, që është një rënie prej 142 shtretërish në ditë. 241 të infektuar janë në kujdesin intensiv. Të shëruarit përsëri janë më se 3.5 herë më shumë se sa të infektuarit - 583. Ka 17 vdekje me Covid-19 të konfirmuar.
15 474 njerëz u vaksinuan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i dozave të administruara tani është 1 602 136. Të imunizuarit plotësisht janë 713 244 veta.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..