Fati i tri arushkave në rajonin e malit Rodope preokupoi shoqërinë bullgare. Pas një operacioni tjetër të shpëtimit në rajonin e qytetit Smoljan, i treti me radhë në dhjetë ditët, ekspertët shtetërorë nga rajoni, përgjegjës për ruajtjen e larmisë së specieve, diskutuan në një takim pune masat për të parandaluar incidente të tilla të ngjashme dhe për të mbrojtur speciet e kërcënuara të mbrojtura.
Fill pas gjetjes së dy arushkave të para është bërë një kontrollim i të gjitha lejeve të dhëna për gjah. Janë kontrolluar dhe incizimet nga kamerat, të cilat janë të vendosura në afërsi me vendet, ku janë gjetur, por nuk ka shenja të gjuetisë pa leje.
Sipas fjalëve të drejtorit të Ndërmarrjes Shtetërore Pyjore Jug-Qendrore inxhinieri Zdravko Bakallov, në këtë moment arusha bojë kafe gjendet në "një periudhë aktive martesore". Shpeshherë sjellja e kafshëve meshkuj mund të çojë në dëbimin e këlyshëve, që të mund kafsha femër të mund të bëhet gati përsëri për dashuri dhe lindje. Specialistët pyjorë nuk kanë pushuar të kërkojnë dhe shkaqe të tjera, por sqarimi primar për ta mbetet biologjia e llojit.
Por jo i të njëjtit mendim është Vlladimir Todorov nga Instituti i Larmisë Biologjike dhe Studimit të Ekosistemeve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, sipas të cilit arushkat e gjetura në Rodopet, mbase kanë humbur nënat e tyre për shkak të gjuetarëve pa leje. Mendimi i të gjithë specialistëve është se pa nënë arushkat kanë një shans tepër minimal për shpëtim në natyrën e egër:
“Fakti se jemi duke shpëtuar një arushkë të tretë nga njëra anë është i mirë sepse ne u japim këtyre kafshëve një shans për t'u mbrojtur, kurse nga ana tjetër - duhet të analizohen shkaqet dhe të forcohet kontrolli - tha përpara Radios Kombëtare Bullgare drejtoresha e Inspektoratit Rajonal mbi Mjedisin dhe Ujin në qytetin Smoljan Ekaterina Gaxheva, organizatore e takimit midis institucioneve. - Pas operacionit shpëtues të radhës, përsëri u organizuan dhe patrulla nga specialistët tanë dhe nga ana e kolegëve nga ekonomitë pyjore. Deri në këtë moment nuk kemi gjetur nënë të vrarë ose indikacione për luftë, gjurma të përgjakura ose diçka konkrete, e cila të na çojë deri në sqarimin e rrethanave.”
Arushkat, të cilat u gjetën janë të shëndetshme, në moshë rreth 4 muaj. Nëse ato janë nga një nënë, mund të dëshmohet me ADN-test. Në këtë moment ato gjenden në parkun për arinj vallëzues në Belica, pas së cilës do të nisen për qendrën për rehabilitim në Greqi. Aty ato do të ushqehen në bazë të një mënyre speciale, pa pasur kontakte me njerëzit, që të mos e lidhin ushqimin me njeriun. Pas rreth një viti do të kthehen përsëri në Bullgari, ku ekspertët e larmisë biologjike do t'i shënojnë me jaka për të ndjekur sesi përshtaten në natyrë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..