Në lidhje me përvjetorin e 85-të nga transmetimet e para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit pasardhësi i tyre - Radio Bullgaria, startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.
Në edicionin e dytë ju pyetëm: Cilat nga objektet kulturore janë në listën e UNESKO-s?
Rezultatet e përmbledhura nga dhjetë versionet gjuhësore  të Radio Bullgarisë tregojnë se më të njohurit janë Manastiri i Rilës dhe qyteti i vjetër Nesebër. Këto janë dy prej destinacioneve më të njohura  për turizëm kulturor në vendin tonë. 
Kisha e Bojanës, e cila gjithashtu është objekt nën egjidën e UNESKO-s radhitet në vendin e tretë për nga popullariteti ndër auditorin tonë internet.
Më pak vota dhe me bazë morën Perperikon dhe Herakleja Sintika. Këto dy objekte nuk janë pjesë e Listës së UNESKO-s, por ka ka të ngjarë që për shkak të popullaritetit të fituar vitet e fundit u përfshinë nga disa pjesëmarrës në përgjigjet e tyre të anketës sonë.
Më shumë për monumentet kulturore të Bullgarisë që janë në Listën e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore mund të lexoni KËTU.
Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë!
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “E di” nga Ljubo Kirov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:50 - Lajme 12:40 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 15 tetor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj mund të mësoni më shumë për programin “Unë Zgjedh Bullgarinë” për bullgarët jashtë shtetit, i cili gëzon një interes të madh. Në rubrikën..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Vetmia” nga Kamelia Todorova. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:55 - Lajme 13:06 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni Momçill Kosev i cili na përcjell një..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën “Kënga e ditës” do t’ju informojmë për albumin më të ri të dyshes "Molec" dhe do të..