Në qytetin danubian Ruse mbahet Konferenca Shkencore Kombëtare kushtuar 800 vjetorit të themelimit të Kishave Shkëmbore pranë Ivanovos. Në forum marrin pjesë 40 mediavistë nga vendi dhe nga jashtë. Nën egjidën e Komisionit Kombëtar të Republikës së Bullgarisë për UNESKO konferenca diskuton të kaluarën dhe të ardhmen e kompleksit unik shkëmbor në rrjedhën e Rezervatit Natyror Historik Rusenski Lom.
Themelues i Kishave Shkëmbore pranë Ivanovos është murgu Joakim i cili më vonë u bë patrik bullgar. Kishat e Ivanovos janë një nga vendet në Bullgari të njohura nga UNESCO si një trashëgimi e mbrojtur kulturore botërore. Konferenca do të zgjasë deri të dielën dhe nga e shtuna puna e saj do të transferohet në kryeqytetin mesjetar bullgar Veliko Tërnovo.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..