Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është shtëpi e një nga 8 super kompjuterët në BE

Gjatë 7 viteve në vijim pritet rritje e investimeve në teknologjitë me vlerë të lartë të shtuar

Foto: sofiatech.bg
Nga fillimi i korrikut, një super kompjuter, pjesë e një rrjeti të përbashkët evropian për sistemet kompjuterike të teknologjisë së lartë EuroHPC, do të fillojë të veprojë në Bullgari. Në qershor 2019 organizata evropiane përzgjodhi tetë vende në të cilat të krijohen qendra të super kompjuterëve të BE-së. Super kompjuterë të tillë evropianë ka gjithashtu në Republikën Çeke, Finlandë, Itali, Luksemburg, Portugali, Slloveni dhe Spanjë. Disa nga sektorët në të cilët super kompjuteri do të jetë i dobishëm kanë të bëjnë me studimet shkencore, zhvillimin e barnave të reja, vaksinat, luftën kundër ndryshimit të klimës, ndërtimin e sistemeve të menaxhimit inteligjent etj.

"Ka interes si nga komuniteti shkencor, ashtu dhe nga biznesi - tha Simeon Stojanov, menaxher për zhvillimin e biznesit të superkompjuterit. - Super kompjuteri ynë financohet pjesërisht nga EuroHPC. Prandaj, një pjesë e kapacitetit të këtij kompjuteri - rreth 35%, do të shpenzohet për detyra pan-evropiane. Pjesa e mbetur prej 65% mbetet për përdorim në Bullgari ose nga kompani ose konsorciume që ne do të tërheqim. Për ne është me rëndësi të madhe që ta përdorim këtë kompjuter për të trajnuar stafin e ardhshëm i cili do të punojë me këta kompjuterë të teknologjisë së lartë ". Është e rëndësishme të dini se informacioni nga funksionimi i super kompjuterit do të jetë publikisht i disponueshëm për secilin që është i interesuar. Dhe nëse Bullgaria dëshiron të jetë në mesin e vendeve anëtare të BE-së që zhvillojnë produkte me vlerë të lartë të shtuar, është e nevojshme që ajo të investojë në teknologji të tilla."Simeon Stojanov

"Këto janë teknologjitë e ardhshme me vlerën më të lartë të shtuar - shpjegoi Simeon Stojanov në një intervistë për BNR. - Ju e shihni se mënyrat në të cilat bëhet biznes në të gjithë botën kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Mund të dalë se një investim i tillë është shumë më i rëndësishëm sesa ai në një termocentral bërthamor. Ky është një objekt strategjik që është me rëndësi për të ardhmen e vendit tonë dhe zhvillimin e të rinjve.”

Si një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e epokës digjitale në të cilën po jetojmë, super kompjuterët do të jenë një fushë në të cilën do të investohen gjithnjë e më shumë mjete në periudhën 2021-2027. Përveç kësaj, pikërisht ky segment i ekonomisë së BE-së ka potencialin për ta ndihmuar Bashkimin që të rimëkëmbet nga pandemia. Përpjekjet që Bullgaria të bëhet një nga vendet anëtare të BE-së me një super kompjuter të tillë vazhduan disa vjet.


Megjithë përparësitë e padiskutueshme që super kompjuteri i jep vendit tonë, ne nuk duhet të nënvlerësojmë efektin e punës së tij mbi mjedis. Që të funksionojnë plotësisht të gjitha sistemet kompjuterike, me ngarkesën më të lartë, harxhohet rreth 1 MW / orë energji elektrike. Nëse ia shtojmë asaj energjinë e përdorur nga biznesi i angazhuar në transmetimin dhe ruajtjen e të dhënave, mund të themi se harxhohet një sasi e madhe energjie. Sidoqoftë, epoka e teknologjisë së informacionit nuk na lejon ta kufizojmë, pasi dita-ditës bëhemi gjithnjë e më të varur prej tyre.

Përpiloi: Joan Kolev /mbi intervistën e Dobromir Videvit, BNR – "Horizont"

Foto: sofiatech.bg, Dobromir Videv

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kontroll i përforcuar i çmimeve do të futet nga 8 gushti

Kuvendi Popullor vendos kontroll të shtuar mbi çmimet për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga data 8 gusht 2025. Këtë vendim e morën deputetët me votimin në lexim të dytë të Ligjit për pranimin e euros në Bullgari, raportoi gazetari i BNR,..

botuar më 25-07-30 4.11.MD
Tomisllav Donçev

Depozitat bankare në leva rriten para futjes së euros

Fushata informuese për futjen e euros në Bullgari është vonuar, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. "Ky është një ndryshim i madh dhe njerëzit kanë frikë nga ndryshimi", shtoi ai. I pyetur nëse çmimet e..

botuar më 25-07-30 11.44.PD

Pensione më të larta, por edhe çmime më të larta – pensionistët bullgarë ende ndihen të varfër

Pagesa e pensioneve të reja, më të larta, të cilat hynë në fuqi në fillim të muajitkorrik, ka filluar. Rritja u bë sipas të ashtuquajturit "rregull zviceran", sipas të cilit pensionet në Bullgari përditësohen në përputhje me inflacionin. Rritja këtë..

botuar më 25-07-28 7.05.PD