Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shafrani ekologjik buzë detit - një mision i vështirë, por i mundshëm

Lulet bojë vjollcë sjellin gëzim, por edhe hidhërim për biznesin familjar të Katja dhe Charles nga fshati Tënkovo

Foto: BNR- Burgas

Lulja e vogël shafran gjatë periudhës së pranverës gëzon syrin e fermerëve me ngjyrën e vet delikate, kurse gjatë periudhës së vjeshtës kthehet në një produkt, i cili ka një çmim mjaft më të lartë se floriri. Shafrani është “erëza e jetës” për familjen e piktores  Katja Ivanova. Ajo është nga qyteti Kjustendill  /Bullgari Jugperëndimore/, por rrugicat e fatit e shpien fillimisht në Zvicër, kurse pas kësaj mbrapa drejt atdheut, por, tanimë me bashkëshortin e saj Charles Ernest Birra -zviceran për nga prejardhja dhe specialist në marketing për nga profesioni. Këtu të dy vendosin të realizojnë  ëndrrën e vet , kurse ajo vetëm në pamje të parë duket fare e thjeshtë, sepse bëhet fjalë për rritjen e shafranit. Pas një studimi të mundësive për rritjen e lules së çmuar në Bullgari, familja Birra blen një pronë afër Detit të Zi - në fshatin Tënkovo në rrethin e qytetit Nesebër.


“Thonë se, shafrani në lashtësi është nisur nga Greqia, ka kaluar përmes Bullgarisë dhe pas kësaj është shpërndarë pothuajse kudo nëpër botë - e argumenton zgjedhjen e vet të merret me këtë kulturë tek ne  Charles Ernest Birra dhe vazhdon: -Njerëzit kur e kanë parë se puna me shafranin është mjaft e rëndë , nuk kanë rezistuar dhe e kanë lënë pas dore. Kam dëshmi  se, ka pasur shafran në Bullgarinë Maqedonase, me fjalë të tjera nuk rritet dhe kultivohet që dje këtu”.

Sipas familjes rendimentet e shafranit në gjendje të thatë kanë arritur mbi një kilogram në vitin e katërt. “ Atëherë arritëm tanimë mbi 1 milionë zhardhok, që është mbi 3 milionë lule”-sqaron Katja Ivanovska-Birra:

“Tanimë nuk mundeshim ta përballojmë, prandaj i pakësuam të mbjellat përgjysmë - një hektar e gjysmë. Shkaku është në konkurrencën më të madhe në treg - bëhet gjithnjë më e vështirë të shesim të gjithë prodhimin. Përveç kësaj , ne tanimë nuk jemi më njëzet vjeç që të kemi forca të fillojmë një punë në fushë në orën pesë të mëngjesit. Kjo është një punë mjaft e rëndë. Më në veçanti gjatë dy muajve të vitit, në vjeshtë, kur mblidhen lulet dhe në periudhën e pranverës, kur shkulen barërat e këqija para se të lulëzojë shafrani. Në tregun ndërkombëtar kemi një konkurrencë mjaft të fortë. Në Iran i cili është prodhuesi më i madh, kjo bimë prodhohet me tonelatë dhe kështu e ul çmimin, pavarësisht se është me një cilësi më të ulët. Në Evropë shafrani  është me një cilësi më të lartë dhe është shumë më i shtrenjtë nga ai iranian. Çdo vit bëhet gjithnjë më e vështirë të mirëmbahemi me rendimentet e shafranit. Në treg dalin prodhues të rinj e të rinj.”

Sivjet familja Birra pret një rendiment prej rreth 800 gramë. Ata krenohen me faktin se rrisin shafran pa plehra artificiale dhe preparate për mbrojtje. Thonë se me siguri u përgjigjen kritereve  për një prodhim biologjik, por nuk pronësojnë një certifikatë për këtë.

“Për këto certifikata biologjike kërkojnë çdo lloje kushtesh, të cilat janë mjaft të vështira për t’u plotësuar. Sipas standardeve evropiane  prodhimi biologjik është një histori e ndërlikuar, kjo nuk është çështje parash. Kam shitur në tregun e fermerëve në qytetin Varna dhe kolegët ankohen mjaftë. Bujqësia biologjike nuk është një punë e lehtë - duhet një zemër të madhe për të! Por kush e vlerëson - as blerësi, as shteti”.

Redaktore: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR- Burgas



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD