Festivali i parë për nga lloji i vet “Një ditë me xhaz” u jep skenë jo vetëm muzikantëve të afirmuar, por dhe xhazmenëve të cilët tani po hedhin hapat e tyre të parë. Në estradën verore në Kopshtin e Borisit në Sofje sot do të dalin instrumentistët nga “Brazz Asociacioni” swingersit nga Lindy Hop Bulgaria, këngëtarja e xhazit Vesella Morova, interpretuesja e vallëzimeve afrikane Maria Kosa, perkusionet nga “Jambadon”, si dhe talentet nga shkolla për këngëtarë D Stars. Në programin ditor do të marrin pjesë mbi 100 veta-adhurues dhe profesionalistë në kuadrin e katër koncerteve dhe tre punëtorive për muzikë dhe vallëzime.
Përpiluan: Diana Cankova, Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kënga më e re e Vesi Bonevës titullohet "Magjia". Kënga ka një tingull latin, i përshtatshëm për sezonin e verës. Vesi krijoi vetë muzikën dhe tekstin, ndërsa aranzhimi është nga Svetlin Këslev. Mesazhi i këngëtares është: "Përgatituni për një verë..
Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës "INTERNATIONAL MUSIC STARS SENZA FRONTIERE" do të mbahet në fillim të shtatorit, dhe jo në korrik siç ishte njoftuar më parë. Fëmijët dhe të rinjtë nga Evropa do të prezantojnë talentin e tyre..
"Gjithmonë më ka emocionuar problemi i ndërtimit të një stili muzikor bullgar", – shkruan klasikui ynë i madh Ljubomir Pipkov, autor i disa prej shembujve më të rëndësishëm të krijimtarisë sonë nga shekulli i kaluar. Realizimi i tij, jo vetëm si..