Rreth gjysma e të ardhurave në thesarin e shtetit janë nga aktivitetet e ndërmarrjeve të Sofjes, dhe 35 për qind prej tyre janë nga taksapaguesit e mëdhenj. Kjo u njoftua nga Ministri i përkohshëm i Financave Asen Vasilev gjatë këshillit të parë publik për politikën e buxhetit. Ministri paraqiti të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit, duke u përqendruar në shpërndarjen rajonale të biznesit. Sipas tij, të ardhurat nga koncesionet janë vetëm 145 milion leva. Kjo është arsyeja pse Ministria e financave tashmë është duke punuar së bashku me Ministrinë e Energjisë për të ndryshuar urdhëresën për tarifat e koncesionit, pasi këto të ardhura duken jashtëzakonisht të nënvlerësuara, komentoi Vasilev.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..