Bullgaria fillon javën e re pa të vdekur nga Covid, gjë që rastis për herën e parë që nga fillimi i pandemisë. 16 janë rastet e reja të koronavirusit në vend nga 2915 teste. 0.55 për qind e mostrave të marra janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Të infektuar me koronavirus ka vetëm në 8 rrethe të vendit, shumica janë në qytetin Pazarxhik - 4.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 9379 veta. 1560 pacientë janë të shtruar në spital. 197 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 19 u raportuan të shëruar.
U bënë 2720 vaksina, 1276 prej të cilave janë në Sofje. Dozat totale janë 1 727 616. Bullgarë që kanë përfunduar imunizimin janë 786 336.
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..