Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha nënpresidentja Ilijana Jotova pas ceremonisë zyrtare në Sofje me rastin e 3 Marsit. Mungesa e Bullgarisë në takimin e Londrës për të ardhmen e Ukrainës po ekzagjerohet, beson Jotova dhe kujton se edhe vende të tjera nuk morën pjesë në forum. Nuk është mirë kur kërcënohet uniteti në Evropë, të mblidhen dhe të grupohen vende të ndryshme. Vendi për diskutime të tilla janë samitet, tha Jotova.
"Nuk është shenjë e keqe që nuk na kanë ftuar, nuk jemi vetëm ne. Çështja është se po krijohet një koalicion vendesh të gatshme dhe si do të formulohet mandati i tij. Pasi të jetë e qartë, jam i bindur se të gjitha vendet do të ftohen të marrin pjesë sipas vlerësimit të tyre.” Këtë e komentoi edhe ministri i mbrojtjes Atanas Zapryanov lidhur me takimin e fundit në Britaninë e Madhe.
Të dielën do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, por pothuajse pa reshje. Era do të jetë verilindore, kryesisht e dobët, në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare. Temperaturat do të jenë kryesisht midis 28° dhe 33°,..
Kërkesat për ndryshimin e masave për paraburgimin e kryebashkiakut të Varnës Bllagomir Kocev, ish-nënkryetarit të kryeqytetit Nikolla Barbutov dhe biznesmenit Petër Rafaillov u pritën në Gjykatën e Qytetit të Sofjes, njoftoi qendra e shtypit e..
Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin në Parkun Kombëtar “Rilla” vazhdojnë për ditën e dhjetë, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bllagoevgrad Keti Trençeva. Situata është më e vështirë në frontin verilindor, ku era po djeg barëra të..
Një seksion i ri i linjës së sensorëve në kufirin bullgaro-turk, i ndërtuar rishtazi, u hap në zonën e fshatit Krajnovo (rajoni i Jambolit). Në ceremoni..
Natën , moti në vend do të mbetet kryesisht i kthjellët, me vranësira të larta të shpërndara, por pas mesnatës do të fillojnë të formohen vranësira të..
Zjarrfikësit, punëtorët e Parkut Natyror “Manastiri i Rillës” dhe vullnetarët u bashkuan në shuarjen e një zjarri që shpërtheu dje pasdite në zonën..