Proceset dinamike në Britaninë e Madhe për të kapërcyer koronavirusin dhe fazën përfundimtare të Brexit kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në fatin e një numri të madh të bullgarëve që punojnë dhe studiojnë në Angli. Duke shtuar edhe zgjedhjet e parakohshme për parlamentin bullgar, emocionet e bashkatdhetarëve tanë jo vetëm që shtohen por edhe janë plotë të panjohura të shumta. Një nga pyetjet e rëndësishme të cilat e preokupojnë studentët bullgarë në Ishull është se si do të ndryshojë fati i tyre pasi ata tani do të jenë përfaqësues të një vendi të BE-së.
Gati 6000 bullgarë studiojnë në Britaninë e Madhe. Bullgaria në praktikë është në top 10 të studentëve që vijnë nga vendet evropiane. Sidoqoftë, nuk ka statistika të sakta se sa prej tyre po kthehen në shtëpi, thotë korrespondenti i BNR në Londër Veselin Paunov. Sipas tij, ndryshimet që do të ndodhin në statusin e tyre janë njoftuar mirë nga Ministria e Jashtme Bullgare, në sajtin e ambasadës dhe në institucionet përkatëse arsimore ku mësojnë studentët. Ndryshimi i madh është se nga viti i ri shkollor studentët do të duhet të kenë viza studentore dhe statusin e qëndrimit të përkohshëm - saktëson Veselin Paunov. - Sigurisht, kjo do ta bëjë procesin më të shtrenjtë, por nuk mund të thuhet se pritet një ulje e numrit të studentëve. Pavarësisht Brexit dhe madje edhe pandemisë, ata që mendojnë se ia vlen të marrin një arsim britanik do të vijnë. Është e njohur mirë që studentët vijnë në Ishull pikërisht për shkak të një arsimimi më të mirë - një diplomë nga një universitet apo kolegj lokal do të thotë prestigj.”
Disa nga studentët, kur nisen për në Ishull, mendojnë për të qëndruar atje. Të tjerët kanë idenë të kthehen në Bullgari - motivet e zgjedhjes janë personale dhe shumë të ndryshme. Veselin Paunov jep si shembull bashkatdhetaren tonë Ekaterina Mihajllova, e cila u diplomua për menaxhim biznesi disa vjet më parë në Angli, e tërhequr nga cilësia e arsimit, mjedisi, kontaktet dhe mundësitë për realizim. Ajo specializoi në një kompani të madhe atje, pas së cilës mori një pozicion në të njëjtën kompani, por në ... Bullgari. Sipas Ekaterina, ka një lëvizje në tregun e punës, ka shumë kompani në Sofje dhe shumë bullgarë janë të interesuar për sipërmarrjen. Edhe kryeqyteti bullgar, sipas fjalëve të saj, po shfaqet si një qendër tërheqëse për sipërmarrës të tillë, për fillimin dhe zbatimin e ideve dhe nismave të reja.
Sidoqoftë, jo të gjithë kanë një shans të mirë biznesi në Ishull. Brexit është një moment shumë i vështirë dhe i pakëndshëm për të gjithë qytetarët evropianë atje. Si rezultat, shumë nga bullgarët kthehen në Bullgari - thotë Veselin Paunov:
“Këtu ka njerëz, të cilët nuk kanë pasur ndonjë rritje të pagës për 25 vjet. Taksat, tarifat, gjithçka po rritet, kështu që klima po bëhet më pak tërheqëse për ta”
A mundet që zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe “ndryshimi” i ëndërruar në Bullgari të provokojnë bullgarët që morën arsim dhe realizim në Britaninë e Madhe të kthehen në atdhe?
“Sidoqoftë, kam përshtypjen, e cila mund të mos jetë shumë adekuate, se të rinjtë janë shumë më pragmatikë se ne - ata thjesht kërkojnë të marrin një arsim të mirë, të zhvillohen mirë dhe nga kjo tashmë varet ku do të vendosen. Sigurisht, mjedisi në Bullgari është më i pasigurt për ta për momentin, por, siç thashë, shumë njerëz po kthehen në shtëpi. Nuk do të çuditesha nëse shumë nga këta njerëz të përfshihen në politikë në të ardhmen, të paraqesin të reja dhe të tregojnë atë që kanë mësuar.”
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..