78 raste të reja të koronavirusit u identifikuan në vend në 24 orët e fundit. Kjo është 0.6 për qind e 13 480 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shimë të infektuar ka në Sofje - 29, pasuar nga rrethet e qyteteve Varna dhe Burgas me 8 dhe 5 raste të reja. Në 9 rrethe nuk ka të infektuar ndërsa në rrethet e tjera rastet janë të izoluara.
Numri i pacientëve aktiv u ul në 9111. Në spital u shtruan 1481 pacientë. 179 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 12 njerëz me koronavirus të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 188 njerëz u raportuan të shëruar.
Të vaksinuarit në ditën e fundit të qershorit ishin 13 027. Dozat totale janë 1 761 277. Të imunizuarit plotësisht janë 805 000.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..