Sipas një analize të porositur nga Ministria e Shëndetësisë për arsyet që çuan në vdekshmëri të lartë në Bullgari gjatë pandemisë, nuk ka asnjë faktor unik që e vendos vendin në krye të këtij treguesi në Evropë. Arsyet janë komplekse, tha Prof. Hristo Hinkov, drejtor i Qendrës Kombëtare të Shëndetit Publik dhe të Analizave. “Më shumë gjasa, sistemi ynë i kujdesit shëndetësor ka dështuar”, tha Hinkov. Një faktor tjetër është se bullgarët jetojnë 6 vjet më pak se evropianët e tjerë dhe popullsia vuan nga një numër sëmundjesh kronike.
Në periudhën 1 Mars 2020 - 1 Maj 2021, në Bullgari vdiqën 166 050 njerëz. 78 për qind e të gjitha vdekjeve janë në grupin e rrezikut midis 60 dhe 89 vjeç. Shkalla e vdekshmërisë nga Covid është 123 për 100 000 dhe sipas këtij treguesi të lartë Bullgaria është e treta në Evropë. Vdekshmëria nga koronavirusi rrit vdekshmërinë e përgjithshme sepse shumëzon njëkohësisht vdekjet nga sëmundjet kronike. 28 për qind e të shtruarve në spital gjatë periudhës ishin pacientë me koronavirus. Kjo gjithashtu ka rritur vdekshmërinë nga sëmundjet e tjera sepse ka penguar trajtimin dhe parandalimin.
Sipas Doc. Hinkov, nuk ka ndonjë koncept gjithëpërfshirës për përballimin e pandemisë. Menaxhimi i krizës është më shumë politik sesa mjekësor. Masat anti-epidemike në 125 urdhra të ndryshëm ishin gjysmake, populliste dhe kontradiktore. Kjo ka krijuar mosbesim në aftësinë e autoriteteve për t’u marrë me pandeminë dhe tani reflektohet në interesin e ulët për vaksinimin.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..