Ministria e Shëndetësisë po harton një plan gjithëpërfshirës për t’iu kundërvënë valës tjetër të Covid-19. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Plani do të përfshijë investime në sistem, indikatorë kur dhe në cilët tregues çfarë masash anti-epidemike duhet të aplikohen, si dhe udhëzime për punën dhe ndërveprimin e kujdesit mjekësor urgjent, kujdesit ambulator dhe spitalor. Qëllimi është që të mos përsëriten gabimet e bëra deri më tani në menaxhimin e krizës së koronavirusit. Plani pritet të paraqitet javën e ardhshme.
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjyanov propozoi të caktohen pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore. Projektdekreti i Këshillit të Ministrave mbi këtë temë është publikuar në portalin e konsultimit publik. Pritet që kjo të sigurojë kushtet..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit..