Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Organizimi hibrid i punës po bëhet gjithnjë e më aktual në Bullgari

Foto: arkiv

Pandemia nga Covid-19 e liroi kontrollin e saj dhe në Bullgari punëtorët në masë filluan të kthehen në punë. A po i vjen fundi  i “zyrës shtëpiake”? Vështirë! - përgjigjen ekspertët. “Pikërisht e kundërta - gjithnjë e më shumë po mendohet mundësia për përfshirjen e një varianti hibrid, në të cilin të renditen regjimi i pranisë dhe regjimi në distancë në praktikën e punës”- thotë Todor Kapitanov, ekspert në të drejtën e punës pranë Konfederatës të Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Madje disa nga kompanitë e mëdha IT dhe kompanitë ndërkombëtare në Bullgari shpallën, pasi panë rezultatet se deri në fund të vitit 2022 nuk planifikojnë kthimin e stafit të tyre në zyrë. Shkaku nuk është vetëm cilësia e mirë e punës, por dhe kursimi i një sërë shpenzimeve.

“Puna në distancë është një e drejtë, nga e cila punëdhënësit do të përfitojnë gjithnjë e më shumë. Në një etapë të tillë gjendet shoqëria, jo vetëm tek ne. Koha po bëhet më e vlefshme dhe e shtrenjtë për të gjithë ne, prandaj synimi është që të kursehet nga udhëtimi deri në vendin e punës dhe anasjelltas, kurse ajo të përdoret në mënyrë më racionale - sqaron Kapitanov. - Tema do të jetë në rend të ditës për një periudhë të gjatë, kurse njerëzit do të mund të zgjedhin sesa ditë nga java do të jenë në vendin e tyre të punës në zyrë ose në kushte shtëpiake. Ka shembuj shumë të mirë tek ne sesi firmat mundin të organizojnë trajnimin e punonjësve dhe të nëpunësve, që të përballen nga distanca. Përgatitën politika të veta për punë në distancë, të cilat gjetën pasqyrim në marrëveshjet kolektive të punës, ku ka organizata sindikaliste. Kjo është një bazë e mirë, e cila do të shërbejë për ndryshim dhe në  legjislacionin ekzistues.”

Todor Kapitanov

Në Bullgari, kuadri ligjor i cili  rregullon  punimin në distancë është në fuqi që nga viti 2011 dhe ka nevojë prej një aktualizimi, për të arritur nivelin e vendosjes së kësaj forme të punës. Tani për tani nuk ka të dhëna të mjaftueshme për këtë, sa dhe nga cilët sektorë janë punëdhënësit bullgarë, të cilët u kanë propozuar nëpunësve të vet punë në distancë. Por, një studim i EUROSTAT-it që nga fillimi i këtij viti tregon se Bullgaria është në vendin e fundit në Bashkimin Evropian për nga numri i nëpunësve, të cilët kanë punuar në distancë - 1,2%. Kjo dëshmon se punëdhënësit bullgarë më tepër mbrojnë pohimin se që të mund të jetë puna më produktive, ajo duhet të kryhet në vendin e përcaktuar të punës, ku ndodhen dhe nëpunësit e tjerë. “Praktika gjatë vitit të fundit dëshmoi të kundërtën - njerëzit, të cilët punonin në distancë, jepnin një prodhim jo më të keq, madje në pjesën më të madhe të rasteve rezultatet e tyre ishin më të mira, prandaj shqetësimet e punëdhënësve dolën të pabaza”- thotë Todor Kapitanov. Por përveç kursimit të kohës, puna në distancë çon dhe deri në shpenzime të përcaktuara për nëpunësit. Prandaj dhe nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari propozojnë që, kur njeriu është i dërguar të punojë “home office”, të ketë një stimulim suplementar financiar, i cili të kompensojë shpenzimet e bëra jetike.

“Vështirë organizohet një vend pune nga shtëpia, më në veçanti kur njeriu jeton në një konvikt studentësh, kurse ka studentë të shumtë punues - sqaron eksperti i punës Todor Kapitanov. - E njëjta gjë vlen dhe për prindërit, të cilët duhet të gërshetojnë rritjen e fëmijëve dhe punën në shtëpi në një dhomë të vetme. Por, punonjësit bullgarë arritën të vetë organizohen dhe të provojnë se mund të zbatojnë me sukses punën në distancë. Këto janë vetëm disa nga arsyet që ngrenë temën e organizimit të orëve të punës dhe të drejtës për t'u përjashtuar. Kombinimi i angazhimeve të punës dhe angazhimeve familjare ndikon në shëndetin dhe psikikën e punonjësve. Pikërisht këto gjëra duhet të shënohen si shtesë në ligj, por dhe kushti të respektohet një pushim i detyrueshëm prej 12 orëve midis njërës dhe tjetrës ditë pune. Deri në një shkallë të madhe në Bullgari kjo ishte lënë për organizim në duart e vetë punonjësve dhe padyshim që ndikojë mbi gjendjen e tyre fizike dhe psikike.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD