Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Transportuesit protestuan në kufirin me Rumaninë

Foto: Nezabravka Kirova

Në qytetin Silistra pranë lumit Danub u zhvillua protesta e radhës për shkak të moslejimit të kalimit të kamionëve përmes pikëkalimit kufitar me Rumaninë. Transportuesit, tregtarët dhe fermerët po ngulin këmbë që ata që kanë kontragjentë në kufirin tokësor me Rumaninë të lejohen të kalojnë përmes PKK-së, sepse, duke përdorur sistemin e trageteve jashtë qytetit, pësojnë humbje të mëdha - si financiare ashtu edhe kohore.

Fermerët lanë qershi dhe kajsi të kalbura para ndërtesës së Administratës së Qarkut për të treguar se çfarë ndodh me prodhimin e tyre kur u duhet të kalojnë në distanca më të gjata.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD