Nga 1 korriku çmimet e dërgesave që mbërrijnë në Bullgari nga vendet jashtë BE-së, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Kinën, u rriten. Tashmë do të paguhet TVSH për të gjitha dërgesat deri në 150 euro, dhe jo siç ishte deri tani - vetëm për dërgesat deri në 15 euro, shpjegoi Vjara Genova nga Agjencia Doganore.
Për dërgesat mbi 150 euro, përveç 20% TVSH, duhet të paguhet dhe taksë doganore. Regjimet e reja janë të vlefshme në të gjithë BE-në. TVSH-ja mblidhet që nga dyqani online gjatë vetë blerjes. Në këtë lidhje përdoruesit duhet të ndjekin informacionin në sajte. Nuk ka asnjë ndryshim për marrjen e dërgesave të vogla të mallrave jo-komercialë me origjinë nga një vend i tretë, kur ato dërgohen nga një person fizik deri te një person tjetër fizik dhe vlera e tyre totale është deri në 45 euro.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..