Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6 parti hyjnë në parlamentin e ri, sipas një sondazhi të agjencisë Market Links

Foto: marketlinks.bg

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, GERB-SDS do të merrte 19.7 për qind të votave dhe “Ka një popull të tillë” - 18.8 për qind. Këtë e tregon një sondazh i financuar dhe i kryer bashkërisht i bTV dhe agjencisë “Market Links”. Anketimet u kryen nga 18-25 qershor duke përdorur metodat e intervistës personale direkte dhe sondazhit në internet. Vendet e treta dhe të katërta janë për BSP dhe “Bullgaria Demokratike” - përkatësisht me 16.9 për qind dhe 12.5 për qind. Sipas sondazhit, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) është e pesta me 9.5 për qind mbështetje, dhe vendi i gjashtë është për “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 5.4 për qind mbështetje. Partitë patriotike nuk arrijnë të kapërcejnë barrierën prej 4 për qind për të hyrë në parlament.

Sociologët raportojnë një pjesëmarrje mjaft të lartë të deklaruar prej 58 për qind.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shtatorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 14° C, në luginat dhe fushat e larta – rreth 2° C më të ulëta, në bregdetin e Detit të Zi deri në 14-16°, në Sofje – 7°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri..

botuar më 25-09-18 7.35.MD

Përpjekja e pestë për të rrëzuar kabinetin e Rosen Zheljazkov u dështua

Qeveria e Rosen Zheljazkovit i mbijetoi votës së pestë të mosbesimit, këtë herë me temën "Siguria e Brendshme dhe Drejtësia". Me 133 vota "kundër" nga një total prej 234, deputetët nga GERB-SDS, DPS-Fillimi i Ri, BSP dhe ITN shpëtuan kabinetin. 101..

botuar më 25-09-18 6.01.MD
Borisllav Gucanov

Fëmijët do të mund të raportojnë dhunën nga telefonat e tyre celularë

Fëmijët do të jenë në gjendje të raportojnë nëse ata ose bashkëmoshatarët e tyre bëhen viktima të dhunës, përmes aplikacionit celular CyberKidz Patrol, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Ai do të jetë i disponueshëm për..

botuar më 25-09-18 3.01.MD