Vullnetarë nga 6 shtete ndihmojnë veprimtarinë e Muzeut Historik në qytetin bregdetar Kavarna, transmetoi BNT. Të rinjtë marrin pjesë në përgatitjen e monumenteve historike Kaliakra dhe Jajllata për sezonin e ri turistik, punojnë si ciceronë dhe ndihmojnë në pastrimin e vendeve për gërmimet arkeologjike në gusht. Të rinj nga Italia, Spanja, Franca, Gjeorgjia, Turqia dhe Shqipëria punojnë falas në Muzeun e Historisë përmes Korpusit Evropian të Mbështetjes. Qëndrimi i tyre pothuajse dymujor në Bullgari, që nga 1 qershori e deri më 20 korrik, mbështetet nga Fondacioni “Rruga e Trakëve”. Shumica prej tyre studiojnë histori ose arkeologji. Të gjithë janë të impresionuar nga monumentet tona natyrore dhe kulturore.
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..