Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët më të varfër janë jashtë masave mbështetëse antikrizë

Ndihma sociale të përqendrohet në uljen e varfërisë dhe të pabarazisë në krizë, këshillojnë ekonomistët

Foto: BGNES

Viti 2020 ishte një eksperiment ideal social, një stres test serioz për të gjithë sistemin tonë social, thonë analistët nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Atëherë për tre javë rreth 90 mijë bullgarë humbën punën e vet në vend, kurse qindra mbetën pa punë në Evropën Perëndimore dhe u kthyen në Bullgari. Në këtë situatë tek ne nuk u shtuan shpenzimet për një ndihmë sociale, nuk u shtuan dhe marrësit e ndihmave nga shteti, venë në dukje ekspertët.  

“Analiza për vitin 2020 tregon se, ndihma sociale mujore, e cila duhet ti përkrahë njerëzit në nevojë, pa ndonjë burim tjetër të të ardhurave, kishte 1% rritje në muaj. Kurse ndihmat për shërim dhe diagnostikim nuk kanë lëvizur dhe kanë mbetur nën 4 milionë leva. Kjo do të thotë  se, programet tona sociale, madje dhe gjatë një krize të tillë të papritur, në praktikë nuk reagojnë”- sqaroi Llëçezar Bogdanov nga Instituti për Ekonominë e Tregut, duke prezantuar një analizë të sfidave ekonomike përpara sistemit social, lidhura me pandeminë.

Llëçezar Bogdanov

“Kriteret tek ne janë të bëra kështu që sipas tyre, madje në kohë krize asnjë nuk bëhet një nevojtar i madh i ndihmave. Shpenzimet e përgjithshme për një ndihmë sociale gjatë vitit të kaluar janë shtuar vetëm me 7%, që vjen si shkak të ndihmave të shtuara për ngrohje dhe në një farë shkalle një përkrahje më të madhe për personat me aftësi të kufizuara. Përmes  prizmit të krizës, ne pamë që shumica e programeve ekzistuese nuk janë adekuate dhe ndiejmë se ka njerëz, të cilët menjëherë kanë mbetur pa të ardhura dhe janë të privuar nga një prani deri tek programet ekzistuese për ndihmë. Prandaj u nevojit që të bëhen nga e para skema të reja dhe sistemi social nuk ishte i gatshëm të plotësojë nevojat e bullgarëve të varfëruar në kohën e krizës.”

Efekti i ndihmave sociale është jashtëzakonisht i vogël tek ne, i pakrahasueshëm me këtë, që është në Bashkimin Evropian - thotë Petër Ganev, studiues i vjetër në Institutin e Ekonomisë së Tregut:

Petër Ganev

“10% e njerëzve në vendin tonë nuk janë thjesht të varfër, por janë në varfëri të thellë. Dhe një gjë më e keqe, ata nuk lëvizin ndërmjet grupeve më të ardhura, kështu që një ditë të dalin, kurse të tjerë të vijnë në vendin e tyre. Më poshtë në klasifikim gjithmonë janë këto 10%, të cilët nuk kanë të ardhura pune dhe janë të varur nga shërbimet sociale (masa e shpërndarë më gjerësisht, e cila, nuk përfshin të papunët e përhershëm). Ata mund të mbështeten nga një politikë të përqendruar, por në këtë moment ajo nuk është e tillë, por është e shpërndarë në miliardë masash, të cilat në parim nuk janë të ardhura, por nëse ka fëmijë në familje apo persona me aftësi të kufizuara të përhershme. Ne e përqendrojmë fokusin ndaj gjendjes të njerëzve më të varfër, drejt më nevojtarëve, më të prekurit nga pabarazia. Nëse ne nuk i zgjidhim këto probleme konkrete, i gjithë sistemi mund të shpërthejë dhe të shkatërrohet korniza makro, nga e cila rrjedh një ngritje të taksave, ndryshim të gjithë politikës mbi rishpërndarjen e fondeve. Do të pasojë një derdhje të parave në drejtim të gabuar sepse një problem i rëndësishëm nuk është zgjidhur - varfëria ".

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD
Foto: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Presidenti Rumen Radev: Besoj se kemi talent për ta konfirmuar Bullgarinë si një vend sovran dhe të begatë në hartën e Evropës

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..

botuar më 25-01-01 12.05.PD

Çfarë e pret BE-në në vitin 2025

“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..

botuar më 24-12-31 1.35.MD