Dita elektorale, në të cilën shtetasit bullgarë zgjedhin deputetë për Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor filloi në orën 07:00 dhe do të zgjatet deri në orën 20:00 orë bullgare. Në zgjedhje sot marrin pjesë 15 parti dhe 8 koalicione. Të drejtën për të zgjedhur përfaqësues popullorë kanë personat me shtetësi bullgare në vend dhe jashtë shtetit, që kanë mbushur 18 vjeç te data e zgjedhjeve.
Personat me statusin e banorëve të përhershëm të Republikës së Bullgarisë, të cilët nuk janë shtetas bullgarë, nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për përfaqësues të popullit.
240 vendet në parlamentin bullgar plotësohen nga deputetët e zgjedhur në 31 zona elektorale shumë-anëtarësh. Kjo bëhet mbi bazën e numrit të votuesve me adresë të përhershme në zonën përkatëse. Numri minimal i mandateve, i cili duhet të garantojë pluralizmin politik, për një rajon është 4.
Pas aktivitetit rekord zgjedhor të shtetasve bullgarë jashtë shtetit në prill, për votën e sotme jashtë shtetit u hapën pothuajse dy herë më shumë seksione – 784, krahasuar me 465 në votimin e mëparshëm. Atëherë të drejtën e tyre të votimin e ushtruan 50.61 për qind nga shtetasit bullgarë.
Zgjedhjet e parakohshme të sotme janë zgjedhjet e 12-të radhazi parlamentare në Bullgari, pas fillimit të ndryshimeve demokratike në vitin 1989. Votimi i parakohshëm më 11 korrik erdhi pas zgjedhjeve më 4 prill 2021. Legjislatura e 45-të e Kuvendit Popullor nuk arriti të formonte një qeveri.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..