“Unë votova për demokracinë dhe kthimin e shtetit të së drejtës me rregulla dhe ligje”, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova, e cila ushtroi të drejtën e saj për të votuar. Ajo komentoi se energjia për ndryshim dhe ekzistenca e një alternative të qartë për këtë e mbush me shpresë. “Njerëzit shohin që mund të qeveriset në mënyrë profesionale dhe me një vizion për Bullgarinë”, shtoi Jotova, duke theksuar se në dy muajt në të cilët qeveria e përkohshme është në pushtet, në vend u bënë investime më të mëdha dhe më të rëndësishme. Nënpresidenti u bëri thirrje njerëzve të votojnë dhe të mos nënshtrohen "kërcënimet dhe manipulimet”. “ Orvatjet për manipulim nuk do të ndalen kurrë sepse ka forca politike që fituan kështu zgjedhje me vite”, tha ajo.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..