"Votova me vetëdijen e qartë se ne kurrë nuk do të zgjedhim qeverinë e përsosur, por mendoj se kur një person ka ushtruar të drejtën e tij të votimit, atëherë ai mund të ketë kërkesa ndaj qeverisë së re. Shpresoj se kam votuar për të keqen më të vogël! ", tha për Radio Bullgarinë Petër Todorov, doktor i fizikës dhe specialist i IT, i cili jeton dhe punon në Francë tashmë 15 vjet. Ai nuk pret ndryshime rrënjësore në vend pas 11 korrikut, por megjithatë shpreson se Bullgaria do të marrë drejtimin e duhur.
"Unë mendoj se çështja kryesore, e cila është ngritur edhe nga partnerët tanë në BE, është sundimi i ligjit. Sepse një shoqëri nuk mund të funksionojë normalisht nëse qeveria nuk i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë. Unë mendoj se kjo është një fushë që nuk po funksionon mirë në Bullgari dhe shpresoj që qeveria e re të fillojë reformimin e sistemit gjyqësor. Nuk jam i bindur se pas 11 korrikut, pavarësisht nga rezultatet, duhet të formohet qeveri “me çdo kusht”, sepse një qeveri e tillë nuk mund t’i realizojë reformat që i duhen urgjentisht shtetit. Qeveria "me çdo kusht" do të thotë një shpërndarje të thjeshtë të posteve, që do të shkaktojë një bllokim të plotë politik. Një qeveri e tillë nuk do të jetë në gjendje ta heqë vendin nga kriza dhe ta drejtojë atë në drejtimin e duhur. Unë besoj se korniza kushtetuese e Bullgarisë përvijon shumë mirë rolin e kabinetit të përkohshëm dhe garanton stabilitetin e qeverisë. Ju e patë atë që ndodhi në Izrael, ku kishte disa zgjedhje radhazi parlamentare, derisa më në fund u vendos që vendi duhet të marrë një drejtim të ri ".
Sipas Petër Todorovit, aktualisht ka një qeveri në Bullgari dhe ajo po funksionon shumë mirë. "Kjo është e parashikuar në rendin kushtetues dhe unë besoj se nëse ka përësri zgjedhje, nëse vendi ynë vazhdon të ecë në rrugën që ka marrë, do të jetë mirë për të gjithë," tha në përfundim Petër Todorov.
Pllamena Teneva-Man, shpreson se këto zgjedhje parlamentare janë të fundit për këtë vit. Ajo jeton në kryeqytetin francez dhe punon atje si inxhiniere për më shumë se 20 vjet. "Shpresoj se tashmë do të ketë një qeveri koalicioni në Bullgari, që të stabilizohet vendi dhe të qetësohen njerëzit," tha ajo para Radio Bullgarisë. Megjithëse disa bullgarë vënë në dyshim nevojën që bashkatdhetarët tanë jashtë vendit të marrin pjesë në procesin zgjedhor, Pllamena është e lumtur që e ka këtë mundësi:
"Unë mbetem bullgare, udhëtoj rregullisht në Bullgari me të gjithë familjen dhe nuk përjashtoj mundësinë që të kthehem një ditë me burrin tim. Bullgaria është një pjesë e rëndësishme e jetës sime ".
Bashkatdhetarja jonë nga Franca gjithashtu formuloi disa mangësi në legjislacionin zgjedhor: "Tani ne votojmë vetëm për partitë dhe nuk kemi të drejtën e një vote preferenciale", tha ajo:
"Do të ishte më mirë për ne, nga rajoni" Jashtë vendit ", të kemi një listë të kandidatëve tanë për deputetë për të cilët të mund të votojmë. Unë mendoj se kjo është e drejtë, sepse aktualisht shumë njerëz udhëtojnë, dhe vetë bullgarët janë gjithnjë e më shpeshtë jashtë vendit. Prandaj është mirë të kemi deputetë që janë në dijeni të problemeve të këtyre bullgarëve. Një ndryshim i mirë është se tani ka më shumë vendvotime, gjë që na lejon të votojmë më me qetësi. Në Paris, ne bullgarët jemi aktivë kur ka zgjedhje. Nëse ka zgjedhje të reja, ne do të dalim për të votuar përsëri, por shpresoj që të mos ketë nevojë për këtë ".
Autor: Veneta Nikollova dhe Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv – Petër Todorov
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..