Rezultatet e zgjedhjeve janë autentike dhe pasqyrojnë votën e elektoratit, siç duhet të jetë në një demokraci, tha Kryeministri Stefan Janev në seancën e qeverisë. "Ne vërejmë një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve, për fat të keq ka pak të ngjarë që kjo t’i detyrohet vetëm faktit se votimi u zhvillua në verë. "Apatia politike është një fenomen i rrezikshëm dhe palët duhet të punojnë më shumë për të angazhuar qytetarët bullgarë për të marrë pjesë në procesin demokratik," komentoi Janev. Qytetarët duhet të kenë kërkesa dhe të monitorojnë vazhdimisht sesi partitë politike i përmbushin zotimet e tyre. Mos kini frikë të jeni politikisht aktiv, është e rëndësishme të ruhet demokracia dhe dinjiteti i vendit tonë, apeloi Janev.
Sulmi ndaj zgjedhjeve është gjithashtu një sulm ndaj sigurisë kombëtare. Me këto fjalë nënpresidentja Ilijana Jotova komentoi pyetjet e bëra nga presidenti Rumen Radev për drejtësinë e zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Që në fillim të..
Shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve , në vend që të qetësojë shoqërinë, shkakton tension dhe ngre pikëpyetje për drejtësinë e votimit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare,..
21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter trondit gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës,..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin..