Kryeqyteti bullgar është finalist në konkursin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës” së bashku me tre qytete të tjera, dhe ka një shans të madh për të fituar çmimin në vitin 2023, shkruhet në sajtin e projektit "Sofja e Gjelbër" të Bashkisë së Sofjes.
Në vitin 2020, Sofja, me 15 administrata të tjera komunale nga e gjithë Evropa, morën pjesë në konkursin për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës 2023”. Ekspertët e Komisionit Evropian e kanë renditur Sofjen midis finalistëve, së bashku me qytetet Talin në Estoni, Krakov në Poloni dhe Helsingborg në Suedi. Juria vlerëson progresin e qyteteve në 12 rrethe dhe jep rekomandime për masat që duhet të zbatohen. Finalja e konkursit do të mbahet më 9 shtator në qytetin Lahti, Finlandë.Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..