Në një përbërje të reduktuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të vendeve në Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor. Kreu i GERB Bojko Borisov dhe ish-Kryeministër nuk do të jetë deputet. Pas një kundërshtimi, KQZ nuk e respektoi kërkesën e Borisovit për përjashtim. Por çështja u rivotua sepse kryetari i Bashkisë së Bllagoevgradit, Illko Stojanov nga "Ka një popull të tillë", kërkoi të vazhdojë të jetë kryebashkiak i qytetit në vend që të jetë deputet. Partia "Ka një popull të tillë" do të ketë 65 deputetë, ndërsa GERB-SDS - 63. "BSP për Bullgarinë" do të ketë 36 deputetë, "Bullgaria Demokratike" - 34, DPS - 29 dhe "Ngrihu! Kriminelët jashtë! " - 13. Votat e vlefshme "Unë nuk mbështes askënd" janë 35 201. Pjesëmarrja elektorale është 42,19%. Më e ulëta është në rrethin e Kërxhalit - 28.54%, dhe më e larta në rajonin e 23 elektoral në Sofje - 48.16%.
Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16 gusht dhe..
Një marshim i quajtur “Kambana e Paqes” po kalon nëpër Bullgari. Iniciativa vjen nga një shoqatë gjermane me të njëjtin emër. Pjesëmarrësit besojnë fort se njerëzit e zakonshëm duhet të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur paqen, sidomos në kohë..
Rënia e pritur e eksporteve bullgare në SHBA për shkak të tarifave të reja është rreth 32.8%. Kjo është 1.5% e eksporteve totale të vendit, thotë zëvendësministri i ekonomisë dhe industrisë Donço Barballov. Rënia e PBB-së bullgare në vitin 2025 për..
Një kontingjent ushtarak i Ushtrisë Bullgare u nis për një mision paqeruajtës në Kosovë, njoftoi korrespondenti i BNR nga Shumeni, prej nga sot u..
Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec (në malin Rilla) - kisha e vetme prej druri në Bullgari – kremtoi sot festën e saj. Një..
Prodhimi i makinave të para të blinduara luftarake Stryker për Bullgarinë ka filluar tashmë në SHBA dhe është sipas planit. Kjo u njoftua për gazetën..