Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Nikollov: Muzika, Muza dhe Radio Bullgaria e bëjnë jetën time kuptimplotë

Atmosfera në këtë program dallohej me një profesionalizëm dhe marrëdhënie shumë të mira midis kolegëve

Dimitër Nikollov dhe shoqja e tij në radio dhe në jetë - Borjana Zheleva.
Foto: arkiv personal

Radioja Kombëtare Bullgare ka hyrë në jetën e kompozitorit Dimitër Nikollovdhe për një periudhë të gjatë ka qenë si shkollë, skenë muzikore dhe një frymëzim  për të. Ai është mes kolegëve tanë të pakët, të cilët mund t’i quajmë doajenë të Redaksisë Muzikore në Radio Bullgaria. Në vazhdim të afro 40 vjetëve Dimitër Nikollov punon si redaktor muzikor dhe autor i transmetimeve në Radion Kombëtare Bullgare, kompozon dhe vepra muzikore, të cilat hyjnë në repertorin e orkestrave simfonike dhe koreve të përziera. Muzika dhe radioja për Mitko Nikollovin janë dy zanate të ndërlidhura, të cilat i kanë sjellë shkaqe për krenari, dashuri, takime dhe një frymëzim të madh.  

“Rasti im në radio është jo tradicional - thotë ai. Të gjithë stazhin tim të punës unë e kalova në një vend – në Radio Bullgarinë”. Kur ka përfunduar Akademinë Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” gjatë vitit 1971, kanë shpallur konkurs për redaktor muzikor. Ai është paraqitur, menjëherë e kanë pranuar në punë dhe nuk ka ndryshuar vendin e tij të punës deri në daljen e tij në pension gjatë vitit 2009.

“Pavarësisht se kam pasur propozime joshëse gjatë viteve, dy gjëra më mbajtën  në Radion Kombëtare Bullgare - njerëzit e shkëlqyer dhe të talentuar dhe jashtëzakonisht inteligjentë me të cilët kam punuar këtu, si dhe sasia shumë e madhe e muzikës nga Bullgaria dhe nga e gjithë bota, të cilën pata mundësi ta dëgjojë. Unë jam kompozitor dhe mua kjo më interesonte. Shumë gjëra mësoheshin në lëvizje e sipër, sepse  përgatitja ime ishte në një drejtim tjetër muzikor, jo kaq të konkretizuar në një media, në radio. Atëherë kam qenë rreth 25 vjeç, kurse redaktorët më të parë muzikorë, 20-30 vjet më të mëdhenj se unë më mësonin me punën në studio dhe të mund të bëj montime.”

Dimitri e gjen Radion tani shumë të ndryshuar në krahasim me fillimin e rrugës së tij këtu. “Lidhësja midis programeve  ishte muzika e shumtë dhe transmetimet lidhur me kulturën, të cilat ishin të vlefshme dhe interesante” - thotë kolegu ynë:

“Faktikisht Radio Bullgaria paraqitet si një program i sintetizuar. Sepse mundej të sillte të gjithë informacionin e rëndësishëm për Bullgarinë, që në programet e tjera kalon për 24 orë, në kuadrin e një programi nga 1 deri më 3 orë dhe kjo për një publik konkret - qoftë kjo në gjuhën bullgare, në frëngjisht, anglisht ose dhe në gjuhët e tjera, në të cilat ka transmetuar radioja. Kjo është një detyrë mjaft e rëndë gazetare, të cilën kolegët tanë e përballonin shumë mirë”.

Dimitër Nikollov është i njohur dhe me punën e tij si një kompozitor. Ai preferon  format e mëdha muzikore, të cilat i përngjan me novelat në letërsi. Ato janë fryt i një përqendrimi mjaft të madh, shumë pune dhe netëve të tëra pa gjumë: Frymëzimi është vetëm fillimi, ideja, të cilën ti e zhvillon më pas përmes përvojës dhe disiplinës. Por në Bullgari, profesion “kompozitor” nuk ka. Dhe sot e kësaj dite është kështu.”

Portreti krijues i Dimitër Nikollovit nuk do të jetë i plotë pa praninë e shoqes së tij të besuar në radio dhe në jetë Borjana Zheleva. Ajo po kështu është gazetare me një përmbushje të fortë krijuese dhe një ndjenjë tepër fine dhe të hollë ndaj melodisë së fjalëve, kurse Radio Bullgaria është një ndalesë dhe në rrugën e saj profesionale, meqenëse gjatë vitit 2000 bashkëpunon me redaksinë e gjuhës bullgare:

“Atmosfera ishte e shkëlqyer, kolegët ishin jashtëzakonisht dashamirës ndaj njëri tjetrit. Produkti i radios pëlqehej  shumë. Kam folur dhe me njerëz jashtë shtetit, të cilët në ato kohëra na ndiqnin rregullisht. Jehonat ishin të shkëlqyera. Çdo gjë më të mirë mund të them për Radio Bullgarinë, media dallohej me një kolegjialitet të jashtëzakonshëm, profesionalizëm dhe rezultate shumë të mira.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 3 dhjetor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Nëse ke kohë” nga Vasill Petrov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:31 - Lajme  08:53- Kënga e ditës

botuar më 24-12-03 3.00.MD

Bullgaria sot – 2 dhjetor 2024

Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju..

botuar më 24-12-02 3.00.MD

Bullgaria sot – 29 nëntor 2024

Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se..

botuar më 24-11-29 3.00.MD