Papunësia në Bullgari vazhdon të bjerë dhe është 5.2% në qershor, njoftoi Agjencia e Punësimit. Ulja në krahasim me majin është me 0.5 përqind, dhe në bazë vjetore tkurrja është me 3.1% - nga 8.3% në qershor 2020.
Të papunët e regjistruar janë 170 716, 15 331 më pak se në maj dhe 102 651 persona ose 37.6% më pak se një vit më parë. Në qershor, 26 090 veta kanë filluar punë. Shumica janë të punësuar në industrinë prodhuese - 19.7%, ndjekur nga hoteleria dhe restorantet – 14.1%, tregtia - 14.1% dhe drejtimi shtetëror 11.2 %.
Pagesa në kuadrin e masës antikrizë në mbështetje të punësimit 60/40 po vazhdon. Në qershor, 80 000 punëtorë morën një subvencion financiar nga shteti.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..