Deri në fund të korrikut situata lidhur me pandeminë në Bullgari do të mbetet e qetë, por pastaj do të ndryshojë, sepse tendenca evropiane është që rastet të rriten.
Nga gushti mund të presim një rritje të konsiderueshme të sëmundshmërisë, tha për BNT Kryeinspektori Shtetëror i Shëndetësisë doc. Angell Kunçev. BE po livron 50 milion euro për PCR teste dhe teste të shpejta për të lehtësuar trafikimin midis vendeve. Bullgaria po aplikon për këtë projekt, tha Kunçev, duke këmbëngulur që mjekët dhe punonjësit socialë të përfshihen në grupet e vaksinimit të detyrueshëm. Në Ballkan tashmë ka vende që kanë dëshiruar të marrin një dhurim vaksinash dhe janë duke u zhvilluar bisedime me Butanin, shtoi doc. Kunçev me rastin e vaksinave, afati i të cilave është duke u skaduar.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..