Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të mbijetosh pas tragjedisë së Titanikut dhe të lësh trashëgimi historinë e vet në malin e Trojanit

Historia e Kaljo Nenovit nga fshati Beli Osëm

Foto: arkiv

Fshati Beli Osëm (Bullgari Veriore) në rajonin e Trojanit tërheq turistët me natyrën e tij të bukur, zanatet e ruajtura dhe gjellët e shijshme. Mirëpo, shumë pak janë njerëzit, të cilët e dinë se fshati, i zhytur në gjirin e malit Stara Pllanina, është i lidhur me një tragjedi që tronditi botën në fillim të shekullit të 20-të. "Zbuloni botën e re në Tokë!", "Shkoni në Amerikë - djepi i prosperitetit" - këto thirrje, të ngjitura në rajonin e Trojanit, ndryshuan fatet e dhjetëra bashkatdhetarëve tanë. Viti ishte 1912. Në një radhë të gjatë për biletën e shumëpritur për anijen më të madhe në botë - "Titanik", para zyrës së agjencisë së udhëtimeve ndodhej 16-vjeçari Kaljo Nenov.

Rrugëtimi drejt së ardhmes së ndritshme përfundoi vetëm për 2 orë dhe 40 minuta, më 15 prill të vitit të njëjtë, me zhytjen tragjike të anijes. Vdiqën rreth 1500 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Numri i saktë i bullgarëve në bord nuk është i qartë edhe sot e kësaj dite - sipas të dhënave të “Lloyd” bullgarët e vdekur në Titanik kanë qenë 38. Supozohet se rreth 15 bullgarë kanë mbijetuar, por shumica kanë mbetur në Amerikë.

Por kjo nuk i përket protagonistit të historisë sonë – Kaljo Nenov. Çfarë është fati i tij, si ka mbijetuar pas tragjedisë dhe pse shtëpia e tij sot është shndërruar në një kompleks etnografik me një koleksion unik muzeor, e cila tërheq turistë në malin e Trojanit – këtë do të mësoni nga botimi Gjurma bullgare në tragjedinë “Titanik” tërheq turistë në malin Stara Planina nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Himni i Pavarësisë për herë të parë u dëgjua në Burgas

Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..

botuar më 25-09-22 6.05.PD

Festa e Balonave mbi Bellogradçik do të zgjasë një muaj të tërë

Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra..

botuar më 25-09-19 6.05.PD

Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin e shenjtoreve Vjara, Nadezhda, Ljubov dhe nënës së tyre, Shën Sofia

Martiret e Shenjta Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria) ishin tri motra të lindura në Romë në shekullin II. Nëna e tyre, Shën Sofia, ishte një vejushë e devotshme dhe e krishterë, e cila i rriti bijat e saj në dashuri për Zotin Jezu..

botuar më 25-09-17 4.35.PD