Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Propozojnë votim me anë të postës jashtë shtetit

Foto: arkiv

Ministria e Punëve të Jashtme propozon që bullgarët jashtë vendit të votojnë me anë të postës pas regjistrimit aktiv të votuesve. Kjo u njoftua nga Ministri i përkohshëm Svetllan Stoev. Propozohet që të formohet një zonë elektorale "Jashtë vendit".

Sipas prognozave nga 900 deri në 1000 qendra votimi do të hapen jashtë vendit për votimin presidencial në vjeshtë.

68 000 ishin votuesit e regjistruar jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare më 11 korrik të këtij viti. 130 000 votues u regjistruan në ditën e zgjedhjeve, gjë që vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se nuk është në përputhje me praktikat e mira.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Ndërprerja e dhunës në Lindjen e Mesme kërkon përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare

Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i..

botuar më 24-10-01 3.14.MD

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë

Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..

botuar më 24-10-01 10.16.PD

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD