Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raca të lashta të deleve dhe dhive kullosin pranë fshatit Vllahi në krahinën e Pirinit

Elena Cingarska ikën nga “çmendina” e qytetit të madh, që të mund t’i përkushtohet jetës mes natyrës

Më shumë se 20 vjet familja e Elena Cingarskës po bën përpjekje për ringjalljen e racave të rrezikuara, mes të cilave janë delja e racës karakaçane dhe dhia e racës së Kalloferit. Që të mund t’i përkushtohen kauzës së vet, që të gjithë ata e braktisin  jetën e qytetit dhe zhyten në një mision kërkimtar nëpër fshatra, male, fusha dhe oborre.  


“Ideja jonë qe që t’i risim kafshët në bazë të një mënyre maksimalisht të afërt deri tek ajo tradicionale - siç e kanë bërë karakaçanët - thotë ajo. Para se të ndalen me forcë në vitet e socializmit, ata kanë bërë shëtitje të mëdha sezonale me tufat e tyre në Egje dhe në malet bullgare. Në kohën e sotme kjo është e mundur përmes kalimit të lartësive, që kryhet nga pjesët e ulëta drejt pjesëve të larta malore. Prandaj kjo është arsyeja pse ne e vendosëm bazën dimërore për kafshët në fshatin Vllahi. ”

Elena Cingarska

Raca e deleve karakaçane çon deri në civilizimin trak, të cilët kanë zbukuruar me pamje të saj enët e veta prej qeramike. Kurse në ditët jo të largëta, kur karakaçanët kanë qenë të vendosur me forcë nëpër qytete, një pjesë nga kafshët kanë qenë të therura, kurse të tjerat u kryqëzuan me raca të ndryshme në fermat e shtetëzuara nga qeveria.

“Ne i mblodhëm kafshët  fjalë për fjalë  nga njësitë e mbetura nga raca - tregon Elena Cingarska. Gjenim nga një ose dy dele në kopetë e izoluara kryesisht në malet Rodopi dhe Rilla, kurse sot tufa jonë numëron afro 500 dele karakaçane.

Dhia e Kalloferit nuk qe e zhdukur deri në një shkallë të tillë, sepse në rajon rritet për krijimin e kostumeve të kukerve, por përsëri gjendeshin vetëm nga disa kafshë në një fermë. Krijimi i tufave doli se  ishte një nismë jashtëzakonisht e vështirë, pa ndonjë mbështetje. Na drejtonte kryesisht entusiazmi dhe dëshira të bëjmë diçka të mirë për këto raca, që të mund të kthehen ato drejt jetës.”

Derisa bashkëshorti i Elenës - piktori Sider Sedefçev, merret me kujdeset rreth tufave, vet ajo vendos të zhvillojë më tej mjeshtëritë e veta, të lidhura me studimin dhe mbrojtjen e grabitqarëve të mëdhenj nëpër tokat tona. Dhe për këtë qëllim krijon në fshatin e Kresnës një qendër arsimore, kushtuar atyre.


“Qendra është krijuar me idenë të mund të japë një informacion realist për grabitqarët e mëdhenj të Bullgarisë dhe speciet e tyre në të gjithë botën, si dhe për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në ekosisteme - sqaron Elena Cingarska përpara Radio Bullgarisë. Veprimtaritë tona janë të drejtuara kryesisht ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve, sepse tek ata është shpresa, të mund të kuptojnë  se me çfarë rëndësie të madhe është ruajtja e natyrës. Sinqerisht, ne ndjehemi të zhgënjyer që diçka mund të ndryshojë me të moshuarit. Dhe meqenëse shpresa jonë është tek brezi i ri, këtu organizohen kampe verore, priten grupe shkollore ose rrethe”.

Aventura, lojëra të ndryshme të “diçka kërkuesve”, tregime rreth zjarrit të ndezur në kamp - e gjithë kjo zbehet në momentin kur vogëlushët qëndrojnë afër gardhit të ujqërve Bajto dhe Vëçka. Del se kafshët e shpëtuara nga parku zoologjik farë nuk janë ato kafshë të etura për gjak nëpër përralla, por qenie të gjalla me vendin e vet në natyrë. Deri përpara ca kohe arushat Medo dhe Buja po kështu kanë pasur shtëpi të vet rreth qendrës arsimore, por janë nisur për në Alpet italiane, pas çrregullimeve të përhershme me ujin në fshat.


Elena Cingarska thotë se është e nevojshme që çdo njeri të mbajë në vetvete dashurinë ndaj natyrës, sepse vet ai i përket asaj dhe pa të nuk mund të mbijetojë. Prandaj në vend që të jetë pjesë e “çmendinës” së qytetit, preferon të zhvillojë një jetë të përmbushur me kuptim - mes natyrës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, evromegdan.bg, Facebook /@LargeCarnivoreEducationCentreBulgaria, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD