Më shumë se 20 vjet familja e Elena Cingarskës po bën përpjekje për ringjalljen e racave të rrezikuara, mes të cilave janë delja e racës karakaçane dhe dhia e racës së Kalloferit. Që të mund t’i përkushtohen kauzës së vet, që të gjithë ata e braktisin jetën e qytetit dhe zhyten në një mision kërkimtar nëpër fshatra, male, fusha dhe oborre.
“Ideja jonë qe që t’i risim kafshët në bazë të një mënyre maksimalisht të afërt deri tek ajo tradicionale - siç e kanë bërë karakaçanët - thotë ajo. Para se të ndalen me forcë në vitet e socializmit, ata kanë bërë shëtitje të mëdha sezonale me tufat e tyre në Egje dhe në malet bullgare. Në kohën e sotme kjo është e mundur përmes kalimit të lartësive, që kryhet nga pjesët e ulëta drejt pjesëve të larta malore. Prandaj kjo është arsyeja pse ne e vendosëm bazën dimërore për kafshët në fshatin Vllahi. ”
Raca e deleve karakaçane çon deri në civilizimin trak, të cilët kanë zbukuruar me pamje të saj enët e veta prej qeramike. Kurse në ditët jo të largëta, kur karakaçanët kanë qenë të vendosur me forcë nëpër qytete, një pjesë nga kafshët kanë qenë të therura, kurse të tjerat u kryqëzuan me raca të ndryshme në fermat e shtetëzuara nga qeveria.
“Ne i mblodhëm kafshët fjalë për fjalë nga njësitë e mbetura nga raca - tregon Elena Cingarska. Gjenim nga një ose dy dele në kopetë e izoluara kryesisht në malet Rodopi dhe Rilla, kurse sot tufa jonë numëron afro 500 dele karakaçane.
Dhia e Kalloferit nuk qe e zhdukur deri në një shkallë të tillë, sepse në rajon rritet për krijimin e kostumeve të kukerve, por përsëri gjendeshin vetëm nga disa kafshë në një fermë. Krijimi i tufave doli se ishte një nismë jashtëzakonisht e vështirë, pa ndonjë mbështetje. Na drejtonte kryesisht entusiazmi dhe dëshira të bëjmë diçka të mirë për këto raca, që të mund të kthehen ato drejt jetës.”
Derisa bashkëshorti i Elenës - piktori Sider Sedefçev, merret me kujdeset rreth tufave, vet ajo vendos të zhvillojë më tej mjeshtëritë e veta, të lidhura me studimin dhe mbrojtjen e grabitqarëve të mëdhenj nëpër tokat tona. Dhe për këtë qëllim krijon në fshatin e Kresnës një qendër arsimore, kushtuar atyre.
“Qendra është krijuar me idenë të mund të japë një informacion realist për grabitqarët e mëdhenj të Bullgarisë dhe speciet e tyre në të gjithë botën, si dhe për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në ekosisteme - sqaron Elena Cingarska përpara Radio Bullgarisë. Veprimtaritë tona janë të drejtuara kryesisht ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve, sepse tek ata është shpresa, të mund të kuptojnë se me çfarë rëndësie të madhe është ruajtja e natyrës. Sinqerisht, ne ndjehemi të zhgënjyer që diçka mund të ndryshojë me të moshuarit. Dhe meqenëse shpresa jonë është tek brezi i ri, këtu organizohen kampe verore, priten grupe shkollore ose rrethe”.
Aventura, lojëra të ndryshme të “diçka kërkuesve”, tregime rreth zjarrit të ndezur në kamp - e gjithë kjo zbehet në momentin kur vogëlushët qëndrojnë afër gardhit të ujqërve Bajto dhe Vëçka. Del se kafshët e shpëtuara nga parku zoologjik farë nuk janë ato kafshë të etura për gjak nëpër përralla, por qenie të gjalla me vendin e vet në natyrë. Deri përpara ca kohe arushat Medo dhe Buja po kështu kanë pasur shtëpi të vet rreth qendrës arsimore, por janë nisur për në Alpet italiane, pas çrregullimeve të përhershme me ujin në fshat.
Elena Cingarska thotë se është e nevojshme që çdo njeri të mbajë në vetvete dashurinë ndaj natyrës, sepse vet ai i përket asaj dhe pa të nuk mund të mbijetojë. Prandaj në vend që të jetë pjesë e “çmendinës” së qytetit, preferon të zhvillojë një jetë të përmbushur me kuptim - mes natyrës.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: BGNES, evromegdan.bg, Facebook /@LargeCarnivoreEducationCentreBulgaria, arkiv
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin..