Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për të dytën ditë me radhë, numri i të sapo infektuarve me Covid-19 po rritet

Foto: BGNES

200 janë raste të reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 1.28për qind e 15 641 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Asnjë pacient i ri nuk u regjistrua në 4 rrethe Vidin, Gabrovo, Pernik dhe Razgrad.

Pacientët aktivë të regjistruar janë 7541, dhe në 24 orë ata u rritën me 95 veta gjë që përbën një rritje prej 42 për qind. 755 pacientë u shtruan në spital. 77 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 4 njerëz vdiqën me Covid-19 të konfirmuar. 111 njerëz u raportuan të shëruar.

12 178 u vaksinuan të martën. Me ta numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 1 988 805. Me imunizim të plotë janë 977 165 veta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja dhe Kievi zhvillojnë bisedime për bashkëpunim energjetik dhe mbrojtës

Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..

botuar më 25-11-07 9.46.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..

botuar më 25-11-06 7.40.MD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja: Askush nuk i ka qetësuar bullgarët se nuk do të ketë problem me karburantet

“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..

botuar më 25-11-06 6.01.MD