Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov theksoi tre rreziqe kryesore për sëmundshmërinë e lartë dhe vdekshmërinë në valën e katërt të pritur Covid-19 – këto janë shkalla e ulët e vaksinimit, menaxhimi i dobët i krizës vitin e kaluar dhe sistemi jashtëzakonisht i dobët shëndetësor.
"Për fat të keq, ky rrezik nuk mund të kapërcehet brenda një ose dy muajve, sepse sistemi ynë i kujdesit shëndetësor është jashtëzakonisht i paekuilibruar," tha ai gjatë dëgjimit të tij në seancën në Kuvendit Popullor.
Ministri iu referua mendimit të ekspertëve, sipas të cilit qasja e gabuar ndaj vaksinimit ka marrë jetën e rreth 10 mijë njerëzve. "Disa nga këto jetë do të shpëtoheshin nëse do t'u kishim dhënë përparësi të moshuarve," shtoi Stojço Kacarov.
Sipas fjalëve të tij, në vitin 2020 jetëgjatësia është ulur me një vit e gjysmë, që është një "rezultat katastrofik". Ministri përsëri tha se është kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit.Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për..
81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk janë të bindur se..