Forumi më i lartë sportiv në botë - Lojërat Olimpike, nuk lë indiferentë madje njerëzit që nuk i ndjekin nga afër kampionatet botërore dhe ngjarjet e tjera sportive. Sukseset e atletëve tanë janë shkruar me “shkronja të arta” në historinë e sportit të vendit tonë. Ndërsa jemi duke pritur për numrin përfundimtar të medaljeve të arta, të argjendta dhe të bronzta nga 42 atletët bullgarë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të këtij viti në Tokio, ju kujtojmë disa nga sukseset e jashtëzakonshme të atletëve tanë që kanë lavdëruar Bullgarinë në podiumin olimpik gjatë viteve të kaluara. Disa nga momentet më të paharrueshme që i lënë bullgarët pa frymë janë sekondat para arritjeve të atletëve bullgarë. Atletët bullgarë në disiplinën krijuese të Lojërave Olimpike - atletika, i bënë bullgarët krenarë për Lojërat në Munih në vitin 1972, kur Diana Jorgova fitoi një medalje argjendi në kërcimin së gjati, ndërsa Jordanka Bllagoeva ishte e dyta në kërcimin së larti. Të dyja atletet mbeten vetëm një centimetër larg medaljes së artë. Medalje për Bullgarinë u sollën edhe Lojërat Olimpike të mëpasshme në Monreal - në 1976, ato në Seul - në 1988 etj.
Një film i posaçëm dokumentar tregon për sukseset e Jordanka Bllagoevës. Jua rikujtojmë në publikimin tonë “Përtej kërcimit” – një film dokumentar për rekorderen e parë botërore bullgare Jordanka Bllagoeva.
Në botimin tonë “Gjimnasti legjendë Jordan Jovçev” mund të njiheni me gjimnastin dhe njeriun e madh Jordan Jovçev – gjithashtu mbajtës medaljesh olimpike, kurse artikulli “Të mëdhenjtë në sportin bullgar: Armen Nazarjan”, gjithashtu nga koleksioni i Radio Bullgarisë, ju tregon për mundësin e dashur Armen Nazarjan
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..