Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapen pika vaksinimi kundër Covid-19 në bregdetin jugor të Detit të Zi

Foto: EPA/BGNES

Më 29 korrik në orën 10 të mëngjesit në vendpushimin "Sllënçev Brjag" dhe në qytetin Nesebër do të zhvillohet fushatë vaksinimi. Pikat e vaksinimit do të vendosen në oborrin e Qendrës së Artizanatit në rrugën 46 “Otec Paisij” - ish-poliklinika në Nesebër (në zonën e re të qytetit) dhe para ndërtesës administrative të vendpushimit “Sllënçev Brjag”.

Një pikë vaksinimi e lëvizshme do të vendoset gjithashtu në Pomorie, në shëtitoren qendrore të këmbësorëve pranë Galerisë së Arteve të Qytetit "Deçko Stoev". Ekipet disponojnë të gjitha llojet e vaksinave. Pikat do të punojnë nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 6 pasdite.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka blerës të "Lukoil Neftohim Burgas"

Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..

botuar më 25-10-13 11.02.PD
Foto: Forcat Ushtarake - Detare Bullgare

U shpëtua një ekuipazh ukrainas nga një anije që u fundos në Detin e Zi

Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..

botuar më 25-10-13 10.26.PD

Kryeministri kërkoi mbështetje nga bashkitë gatë futjes së euros

Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..

botuar më 25-10-13 8.36.PD