Nga 1 gushti rivendosen fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, njoftoi Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje.
Kompania GullivAir do t’i kryejë udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje në periudhën 6 gusht – 28 shtator. Qëllimi i kësaj iniciative është studimi i tregut për rivendosjen e linjës ajrore të rregullt mes Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe kryerjen e fluturimeve të tjera ndërkombëtare.
Në datën 1 gusht do të jetë fluturimi i parë inagurues dhe në bordin e avionit do të jenë udhëtarë, agjentë dhe tur operatorë të ftuar nga kompania. Ky udhëtim do të jetë falas. Ndërsa, më 6 gusht do të jetë fluturimi i parë me pagesë për qytetarët. Gjatë kësaj jave pritet të lancohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim.
Në periudhën 6 gusht-15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë 2 herë në javë, të premten dhe të dielën. Detaje të mëtejshme lidhur me fluturimet, oraret dhe datat do të publikohen në faqen zyrtare të Aeroportit të Sofjes dhe kompanisë.
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..