Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirosllava Kacarova: “Temenuzhena” është një version i ri i vetes sime

Këngëtarja e xhazit prezanton albumin e saj të ri

Foto: arkiv personal

Verë, ledhatim, “bosa nova” dhe vallëzim, melankoli të gërshetuar me një fllad detar....këto janë gjithë asociacione të cilat mund t’i bëjë njeriu derisa dëgjon “Temenuzhena” (Vjollce) - albumi i ri i Mirosllava Kacarovës. “Temenuzhena” është dhe një nga titujt në koleksion, emër i cili të kujton butësinë femërore dhe lirikën të cilat i mbartin tekstet e këngëve.

“Shkaku që të hyj në studio ishte improvizuar, nuk ishte planifikuar - tregon këngëtarja e njohur e xhazit në një intervistë të dhënë për Radio Bullgarinë. Si një “fryt” i izolimit, në të cilin u ndodhëm  u mblodhën ide të shumta, gjëra të shumta për tu thënë. Izolimi nuk është diçka jo karakteristike për mua. Ai është një periudhë e zakonshëm në jetën time, së cilës i nënshtrohem vetë, me zgjedhjen time. Momente të tilla për mua janë kreative dhe të frytshme. Por tani situata ishte e ndryshme dhe mund të them se më solli më tepër shqetësim. Kur erdhi koha që të bëjmë koncertin tonë të parë gjatë kësaj pranvere, më 25 mars, ne investuam shumë punë, që të realizohet. Në skenë duhej të jem me një kuartet me tela dhe me trion e xhazit Miroslav Turijski (piano), Veselin Veselinov-Eko (bas) dhe Mlladen Dimitrov (bateri). Por, mjerisht mbyllja e radhës pengoi që koncerti të realizohet. Propozova të hyjmë në studio, në të njëjtën përbërje dhe të incizojmë nëntë këngë prej autori, ku dy prej tyre janë shumë mirë të njohura nga publiku, por tani janë me aranzhime të reja. Këto janë “Si në pikturë të Chagall “, të krijuar nga Rumen Toskov-Rupeto, një pianist i shkëlqyer i xhazit dhe shok, i cili tanimë nuk është midis nesh. Pjesa tjetër është “Rrugët e verës” të Veselin Veselinov-Eko. Mund të them se albumi “Temenuzhena” është një version fare i ri i vetës sime si një estetikë muzikore sepse më zbuloi për herë të radhës idenë se kufijtë midis gjinive fillojnë sikurse të “zbehen”. Në “Temenuzhena” Mirosllava këndon në gjuhën bullgare. Ajo është dhe autore e teksteve. Përjashtim bën vetëm kompozicioni i njohur i Antonio Karlos Zhobim “Ujërat e marsit” që është në përkthim të Zornica Hristovës. Që të gjitha aranzhimet janë vepër e Mirosllav Turijskit, me të cilin këngëtarja punon aktivisht gjatë viteve të fundit. Në incizimet marrin pjesë akoma Hristo Minçev - bas, Vlladimir Kërparov –saksofon , Nikollaj Karageorgiev - kitarë, Angell Djullgerov - kitarë. Albumi përfundon me “Unë jam ti” - këngë bonos nga DJ Mlladen Dimitrov. Këtë këngë Mirosllava Kacarova e këndon në duet me artisten Margarita Gosheva, e cila është dhe bashkautore në shkrimin e tekstit.


“Temenuzhena” është i krijuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës. Që më 8 qershor albumi është në hapësirën online, kurse gjatë verës dhe vjeshtës, Mirosllava Kacarova, bashkë me muzikantët të cilët kanë marrë pjesë në të, do ta prezantojnë në skena të ndryshme tek ne.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD