“Mini Shengen” bëhet “Ballkani i hapur”, Bullgaria po kështu është e ftuar
“Ballkani i Hapur” (Open Balkans) - kështu do të quhet iniciativa regjionale për një hapësirë të lirë ekonomike midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, deri tani në mënyrë jozyrtare të quajtur “Mini Shengen”, njofton Zoom.mk. Kjo u shpall në një Forum Regjional Ekonomik në Shkup, me pjesëmarrjen e kryeministrave të Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë –Zoran Zaev dhe Edi Rama, dhe të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas të treve, me anë të “Ballkanit të Hapur” fillon një epokë e re e bashkëpunimit në rajon, e cila do të tregojë se vendet nga kjo pjesë e Evropës janë të afta të marrin vendime më vete. Zaev deklaroi se Bullgaria po kështu është e mirëseardhur të aderohet, transmetoi BGNES.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e hodhi poshtë projektin me argumentin se është pa perspektivë dhe kërkoi që në vend të kësaj rajoni të lidhë një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian. Pritet që kufijtë midis Serbisë , Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të hapen për një lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve nga data 1 janar 2023.
100 milion euro nga BE e përfshijnë Qipron në “Eurasia Interconnector”
Qiproja do të përfshihet ndaj lidhjes së energjisë ndërkontinentale “Eurasia Interconnector” përmes grandeve të Bashkimit Evropian me 100 milionë euro, transmetoi korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në ishull Branisllava Bobanac. Vendimi është shumë i rëndësishëm për Qipron, sepse projekti do të ndërpresë izolimin energjetik, duke e lidhur vendin me rrjetin kontinental evropian të energjisë elektrike, theksojnë nga konsorciumi, i cili po punon mbi projekt. Ndërlidhja ndërkufitare është me gjatësi 1208 kilometra dhe lidh sistemet energjetike të Izraelit, Qipros dhe Greqisë (ishullin Kritë).
Nikozia e përfshiu lidhjen në planin e saj kombëtar për rimëkëmbje dhe qëndrueshmëri midis projekteve për të arritur neutralitetin klimatik dhe efikasitetin e energjisë.
Shpërthyen zjarre në Turqi
Mbi 180 persona u plagosën nga zjarret në pyjet në jug të Turqisë. Këtë e njoftoi ministri i bujqësisë Bekir Pakdemirli. Fillimisht zjarri ka shpërthyer gjatë ditës së mërkurë, në afërsi me pushimoren Manavgat, në provincën Antalia, ky është zjarri më i fortënë provincë, shkruan BGNES. Ka dhe të vrarë. Ditën e enjte, zjarre shpërthyen dhe në provinca të tjera. Për shkak të erës së fortë dhe të temperaturave të larta, zjarri shumë shpejt ka përfshirë një sipërfaqe të madhe. Gjatë natës së kaluar janë evakuuar turistë nga hotelet në vendpushimin Marmaris, por nuk njoftohet për njerëz të plagosur, transmetoi Televizioni Kombëtar Bullgar. Zjarri është ndezur edhe në Bodrum, por sipas autoriteteve, situata është nën kontroll. Ekskursionet turistike në rajonet e prekura janë ndërprerë deri në normalizimin e situatës.
Protesta në Greqi kundër vaksinimit të detyrueshëm
Në Greqi u zhvilluan një seri protestash kundër imunizimit të detyrueshëm të mjekëve dhe kundër masave kufizuese. Mijëra demonstrues në Athinë dhe në Selanik brohorisnin për dorëheqjen e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis.
Në protesta ishin të pranishëm edhe klerikë, pavarësisht se Sinodi i Shenjtë e përkrahu vaksinimin kundër koronavirusit, transmetoi nga Greqia korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Katja Peeva.
Kroacia ndërtoi urë deri në Gadishullin Pelješac
Në Kroaci përfundoi ndërtimi i urës nga pjesa kontinentale drejt gadishullit Pelješac, në Dalmacinë Jugore, ku gjendet Dubrovniku shumë i njohur mes turistëve, transmetoi Televizioni Kombëtar Bullgar. Ura me gjatësi 2,4 kilometra ngrihet në një lartësi prej 55 metrave dhe disponon nga dy korsi për automobilat në çdo drejtim. Pritet që të inaugurohet gjatë qershorit të vitit 2022, për stinën verore turistike. Ura e ndërtuar nga China Road and Bridge Corporation, është projekti më i madh i infrastrukturës të Kroacisë, me vlerë 550 milionë euro, ku 357 prej tyre janë para evropiane. Qëllimi i objektit është të anashkalojë kufirin tokësor të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili ka një dalje të ngushtë prej 20 kilometrash në det, pranë qytetit Neum.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook: Zoran Zaev, euroasia-interconnector.com, IHA, EPA/BGNES, croatiaweek.com
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..