Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sa kohë do të vazhdojë vapa e madhe në Bullgari?

Ne jemi ende në fillimin e valës së nxehtësisë, rreziku i zjarreve është i lartë

Foto: BGNES

Java e parë e gushtit filloi me një kod të kuq për temperatura të larta të rrezikshme në 9 rrethe të Bullgarisë Veriore dhe Jugore. Në rajonin  e qyteteve Pleven, Veliko Tërnovo, Ruse, Bllagoevgrad, Pazarxhik, Pllovdiv, Haskovo, Stara Zagora dhe Jamboll priten temperatura maksimale mbi 41 gradë. Në pjesën tjetër nga vendi është në fuqi shkalla e dytë - kodi portokalli -për temperatura të larta midis 38 dhe 41 gradë.

Vala e nxehtë, dëshmitarë të së cilës jemi në Bullgari do të zgjasë gjatë gjithë javës së parë të gushtit, me një pushim të shkurtër gjatë ditës së martë, 3 gusht – prognozon në një intervistë të dhënë për BNR-“Hristo Botev” sinoptikja nga Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë Mariana Popova.

“Ka shumë mundësi që aty gjatë ditëve të enjte-të premte temperaturat  të jenë madje edhe më të larta. Shkallët e gradave të cilat ne i presim janë shumë afër rekordeve, por nëse do të realizojmë rekorde- që tani nuk mund të them. Gjatë 2-3 vjetëve të fundit nuk kemi pasur temperatura të tilla. Madje shumë rrallë kemi arritur deri më 40 gradë. Nëse kthehemi mbrapa gjatë viteve, viti 2015 është viti i fundit me temperatura të tilla të larta dhe me valë të vazhdueshme. Përpara kësaj gjatë vitit 2012, kurse edhe më përpara-gjatë vitit 2007, ka pasur temperatura të tilla. Kështu që kjo nuk është gjë e pazakonshme, rastis, pavarësisht se jo dhe çdo vit”.

Vapa e gushtit sikurse përballohet më lehtë buzë bregut të detit. Adhuruesit e malit po kështu do të gëzojnë një kohë stabile dhe freski, të paktën në pjesën e errët të njëzetekatër orshit.

“Koha do të jetë shumë e përshtatshme për det. Temperaturat do të jenë pak më të ulëta, por për shkak të lagështisë dhe aty ndihet vapa e madhe, por është mirë që njeriu të ketë se ku të freskohet-sqaroi sinoptikja. Në male gjatë muajit gusht  po kështu do të ketë një kohë të mirë relativisht stabile, të përshtatshme për turizëm. Janë të mundshme reshje të shkurtra shiu, por mundësitë për stuhi dhe reshje të mëdha në gjysmën e parë të gushtit janë të vogla ".

Nxehtësia ekstreme gjithashtu favorizon shfaqjen e zjarreve në pyje, kështu që ne të gjithë duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm:

“Shirat e dendura në qershor çuan në rritjen e bimësisë së gjatë.  Kur kjo bimësi nuk përpunohet dhe thahet, një shkëndijë është e mjaftueshme për të shkaktuar zjarr. Shkaku kryesor për ndodhjen e zjarreve në pyje është neglizhenca, prandaj apeloj ndaj qytetarëve të kenë mendjen dhe të venë re se ku i hedhin mbeturinat e cigareve, kurse njerëzit të cilët janë nëpër kampingje tu shmangen ndezjeve të zjarreve në rajonet me barrë dhe në sipërfaqet e pyjeve”, tha përpara BNR-Varna komisari Tihomir Totev, shef i zyrës regjionale mbi parrezikshmërinë dhe mbrojtjen e popullsisë në kryeqytetin tonë detar. Sipas fjalëve të tij brigada e zjarrit- Varna është e përgatitur teknikisht në rast të zjarreve të mundshëm në pyje:

“Është mirë që qytetarët të dinë se çdo një zyrë rajonale e zjarrit disponon një makinë  jashtë rrugës për shuarjen e zjarreve në pyje. Ne mirëmbajmë dhe një rezervë të stafit të makinave të vjetra, të cilat pavarësisht se janë vjetërsuar moralisht po kështu kryejnë një punë shumë të mirë”.

Përpiloi: Elena Karkallanova/në bazë të intervistave të BNR-“Kristo Botev” dhe BNR-Varna

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD