Mes natyrës së egër të Rodopeve Lindore, në rajonin e qytetit të Kërxhalit, shtrihet Rezervati Shtetëror i Gjuetisë “Zhenda”. Ky është një nga vendet më të bukura dhe piktoreske në këtë pjesë të Bullgarisë. Së bashku me tufat e mëdha të muflonëve, këtu bredhin edhe dreri i rëndomtë, dreri lopatar, kaprolli dhe derri i egër. Në vendet e larta të maleve ka edhe lepuj, ujqër, çakej, shqartha dhe qelbës evropian, baldosa, nuselala, lundërza e madje edhe arinj.
Shihni video-reportazhin e BNR-Kërxhali:
Por padyshim banori më tërheqës i këtyre trojeve është mufloni. Mbi 300 ekzemplarë të bukur banojnë në territorin e gjerë të rezervatit "Zhenda". Ky është i vetmi vend në vendin tonë ku rritet kjo specie. Mufloni është i disponueshëm për gjueti dhe gjuajtje në kushte të caktuara, thotë zëvendësdrejtori i rezervatit, inxh. Ljubomir Xhisov për BNR-Kërxhali.
"Në gjuajtjen selektive në moshë të re, qëllohen ose më saktë hiqen kafshët me tipare gjenetike të pafavorshme - qofshin albinët, me brirë që janë jashtë standardit, për shembull, ata që përkulen nga brenda, etj. Janë disa kritere që ndiqen. Në të njëjtën mënyrë, disa nga femrat e vjetra me sëmundje të caktuara pushkatohen. Tingëllon çnjerëzore, por në këtë mënyrë po bëjmë një selektim të popullatës" – tha inxhinieri Xhisov.
Në të kaluarën, mufloni ishte një nga speciet më të përhapura në trojet bullgare. Por për shkak të gjuetisë së parregulluar, ai filloi të zhduket. Në fund të viteve 1970, filloi rimëkëmbja e gjitarit të bukur. Kështu iu vu fillimi rezervatit shtetëror të gjuetisë “Zhenda”. Në vitin 1979 36 muflonët e parë u importuan nga Çekosllovakia dhe u lëshuan në territorin e saj. Jo të gjithë mbijetuan në vitin e parë, por megjithatë, në pranverë lindën 12 muflonë të vegjël. Dorëzimi i dytë i madh mbërriti në vitin 1986, me qëllim freskimin e gjakut, thotë inxhinieri Xhisov. Me kalimin e viteve, numri i kafshëve është rritur, si dhe zona në të cilën ato rriten. Sot “Zhenda” shtrihet mbi 21 500 hektarë.
"Në përgjithësi, si atdheu i muflonëve në Evropë konsiderohen ishujt e Korsikës dhe Sardenjës", thotë Ljubomir Xhisov. –Atje ata jetojnë natyrshëm, por kanë më pak armiq. Ndërsa këtu, në rajonin tonë, armiqtë e tyre natyrorë janë ujku, dhelpra, çakalli, disa shpendë grabitqarë për muflonët e vegjël.”
“Zhenda” ndahet në një territor të lirë, kujetojnë dreri i rëndomtë, kaprolli, derri i egër. Këtu ndodhen edhe zonat të posaçme të rrethuara ku enden muflonët:
"Ka ndodhur në situata të ndryshme që disa muflonë të dalin jashtë gardhit, por kanë vështirësi të mbijetojnë pas tij dhe përpiqen të kthehen brenda. Sepse sado ushqim të ketë në natyrë, këto janë kafshë kope dhe kur 3-4 muflonë dalin jashtë, vështirë se mund të formojnë një tufë që t'u sigurojë mbrojtje. Për këtë arsye nuk është bërë asnjë përpjekje që të rriten jashtë.”
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiluar nga: Veneta Nikollova, bazuar në një intervistë të Stanisllava Georgieva nga BNR-Kërxhali
Foto: BNR-Kërxhali, Rezervati Shtetëror i Gjuetisë “Zhenda”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Të gjithë e dinë shprehjen ironike "dimri na habiti përsëri", të cilën, herë me buzëqeshje, herë me acarim, bullgarët e përsërisin pas reshjeve të para të dëborës dhe trazirave që pasojnë. Tani ndoshta ka ardhur koha për një parafrazim -..
Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..
Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë. Ajo..
Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen..
Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës..
Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend..