Kryeministri në detyrë Stefan Janev nuk përjashtoi mundësinë që Bullgaria të kërkojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në vend përmes mekanizmit evropian. Në Parlament Janev tha se vendi aktualisht ka një helikopter për të shuar zjarret në pyje dhe brenda dhjetë ditësh do të disponojmë akoma dy helikopterë të tjerë.
Tani për tani lufta kundër zjarreve do të jetë vetëm nga toka, dhe aviacioni do të përdoret vetëm në zonat më të rrezikuara. Për momentin nuk ka zjarre të pakontrolluara, tha drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë kundër Zjarreve, Kryekomisari Nikollaj Nikollov. "Jemi në pritje që të fryjë një erë e fortë në Bullgarinë Perëndimore, gjë që do ta komplikojë shumë situatën," shtoi Nikollov.
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten, më 12..
Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin e ardhshëm, parashikon projektbuxheti i Këshillit Mbikëqyrës. Kontributi shëndetësor mbetet 8% e të..
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e..
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe..