Stojka Krësteva i solli Bullgarisë medaljen e dytë të artë olimpike në Lojërat Olimpike në Tokio! Bullgarja fitoi titullin në boks, në kategorinë deri në 51 kg. Kampionia evropiane nga Sofja 2018 dhe nënkampione e dyfishtë botërore Stojka Krësteva mposhti turken Buse Naz Cakiroglu, të vendosur në vendin 1 në skemë, kampione aktuale evropiane dhe nënkampione botërore.
Me këtë medalje 35 vjeçarja Stojka Krësteva u bë kampionia e pestë olimpike e boksit në Bullgari
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...