Evropianët ndihen shumë mirë në Bullgari, sepse nuk ka kaq shumë kufizime - nuk duhet të mbani maskë jashtë, mund të vizitoni restorante dhe kafene pa u vaksinuar. Këtë e tha doc. Rumen Draganov, Drejtor i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm për TV Bloomberg Bulgaria.
Kjo është arsyeja se pse në Bullgari kemi dy herë më shumë të huaj sesa në vitin 2020. Pritet që turistët e huaj që do të hyjnë në vend gjatë gushtit të jenë 1.5 milion kundrejt 740.000 verën e kaluar. 2 556 000 të huaj kanë kaluar përmes kufirit tonë në vitin 2020, ndërsa këtë vit numri i tyre do të jetë rreth 8 milion.
Sipas Draganovit, plazhet në bregdetin e Detit të Zi janë plot, ndërsa turistët ankohen se nuk ka shezlongje dhe çadra të mjaftueshme.
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..