Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një aviator fotografon bukurinë e atdheut dhe e kthen në pulla postare

Foto: Muzeu Politeknik Kombëtar

Më 1 maj të vitit 1879 u vu në qarkullim pullën e parë postare bullgare me një luan në profil që qëndron në këmbët e prapme me një kurorë mbi kokë dhe mbishkrimin “Posta bullgare”. Por meqenëse pas Çlirimit vendi ynë ende nuk kishte monedhë të vet për të treguar vlerat e pullave pranohet frangu francez me centimin e tij. Prandaj në filateli pullat e para bullgare u quajtën “Centimi”.

Muzeu Politeknik Kombëtar në Sofje ruan një koleksion interesant filatelik, i cili i referohet periudhave të ndryshme historike. Ndër eksponatet më të çmueshme është seria e vënë në qarkullim më 22 shkurt të vitit 1940 me emrin “Posta ajrore”. Deri në realizimin e saj u arrit pasi në vitet 30-të të shekullit të kaluar shtypi filatelik këmbënguli që pullat e vjetra të postës ajrore – “me të njëjtën subjekt dhe me cilësi të ulët” të zëvendësohen me të reja.

“Interesante është, se seria doli në sajë të iniciativës së postës të shtypë pulla me vlerë të lartë artistike – tregon Vasill Makarinov,ekspert në muze. – Për të bërë ilustrimet ajo punësoi një piktor i cili ishte edhe aviator. Kështu Konstantin Ikonomov në vitin 1939 krijoi disa imazhe – të një aeroplani fluturues, të një aeroplan që fluturon mbi Kalanë e Asenit, të aeroportit “Bozhurishte”, si dhe të disa kuadrove të Sofjes me pallatin mbretëror dhe Katedralen e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski”. Më e çmueshmja te ato pulla postare është se ato korrespondonin me idenë e realitetit të ri në art.”

Васил Макаринов

Realizimi i detyrës u mirëprit nga Zyra e Pullave Postare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Postave, Telegrafëve dhe Telefonave në Bullgari. “Piktori realizoi mirë detyrën e tij dhe projektet e paraqitura prej tij, pas disa korrigjimeve dhe ndryshimeve, u pranuan nga komisioni teknik”, shkroi institucioni në letrën e tij nga 13 shtatori i vitit 1939, me të cilin porositi shtypjen e pullave. 

Shtypi filatelik gjithashtu mirëpriti realizimin e pullave të reja postare: “Aviatori piktor Konstantin Ikonomov duke rrezikuar jetën e tij fluturoi me avion mbi këndet më të bukura, por edhe më të rrezikshme në vendin tonë për të na dhënë subjekte jashtëzakonisht origjinale dhe shumë artistike.”

Supozohet se për të marrë imazhet përfundimtare, piloti kap me fotoaparatin vende të mrekullueshme të atdheut tonë dhe pas kësaj i pikturon ato duke rikrijuar dhe fluturimin e aeroplanit. Kështu nga lart syri i njeriut sheh Manastirin Baçkovo, majën Vihren në malin Pirin, Liqenet e Rilës, dhe monumentin në majën Shipka ... Seria e bukur “Posta ajrore” vetëm për tri ditë arriti të depozitojë në Bankën Popullore valutë e huaj në vlerë 18 milion leva. Shitësit bullgarë kishin vështirësi sepse tirazhi i pullave ishte i pamjaftueshëm, ndërsa porositë vinin nga e gjithë bota.


Fryma e kohës vuloset në katalogë të tjerë, koleksione filatelike dhe donacione të marra nga Muzeu Politeknik Kombëtar. Vlera e tyre e qëndrueshme u bë e disponueshme për publikun gjatë ekspozitave, siç ishte ajo kushtuar 140 vjetorit të themelimit të Postave dhe Komunikimeve Bullgare.

“Mendoj, se akoma ka koleksionues të pullave postare – përgjithëson Vasill Makarinov. – Dhe kështu do të jetë përderisa do të ekzistojnë letrat, si një variant për transmetimin e informacionit, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën edhe pse në përmasa më të mëdha dhe me pasion më të madh. Sigurisht dikur një letër kishte një vlerë krejtësisht të ndryshme në krahasim me kohën e tanishme kur variantet për komunikim janë më të shpejta. Por koleksionimi ende gëzon pasion dhe interes – edhe si pulla postare moderne, edhe si histori të mbledhjes së tyre nga filatelistët.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Muzeu Politeknik Kombëtar




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD