774 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 176 ditë më parë. 3.3 për qind e 23 283 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë të infektuar ka në Sofje - 198, në Plovdiv - 98 dhe Veliko Tërnovo - 46.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit në 11 435 krahasuar me 10 907 një ditë më parë. 1140 pacientë u shtruan në spital në krahasim me 1059 të hënën. 94 pacientë trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i vdekjeve nga koronavirusi i konfirmuar në 24 orët e fundit është 23 persona. U shëruan 223 veta.
8991 u vaksinuan të hënën. 1 042 000 njerëz janë me imunizim të përfunduar.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..